Betimi i Presidentit Erdoğan/ Në ceremoni të ftuar edhe Rama me Hashim Thaçin

Betimi i Presidentit Erdoğan/ Në ceremoni të ftuar edhe Rama me Hashim Thaçin

Presidenti Erdoğan

Presidenti Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale me 26 milionë e 33 mijë e 823 vota fillimisht sot do të bëjë betimin në Parlamentin e Turqisë dhe më pas do të vizitojë mauzoleun e Kemal Ataturk-ut (Anıtkabir), ndërsa më pas ai do të pritet në rezidencën presidenciale nën shoqërimin e njësive të kalorësve dhe himneve "mehter".

Gjatë hyrjes së Erdoğan në rezidencë do të kryhen 101 të shtëna me top, gjithashtu do të kryhen edhe nga 101 të shtëna në bazat ushtarake të komandave ajrore, tokësore dhe detare. Ceremonia që do të zhvillohet në rezidencën presidenciale nga pikëpamja e llojit të saj dhe numrit të pjesëmarrësve do të jetë një prej ceremonive më të rëndësishme presidenciale në botë. Po ashtu në ceremoninë ku do të ketë një pjesëmarrje me afërsisht 10 mijë njerëz, theksohet se janë ftuar edhe qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë si mësues, punonjës zjarrfikës, kryepleq, tregtarë, minatorë dhe dentistë.

Ndërkohë që bëhet e ditur se në ceremoninë ku do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit shpirtërorë të bashkësive fetare do të jenë të gatshëm të veshur me uniformat e tyre tradicionale edhe Orkestra Simfonike Presidenciale, Kori i Muzikës Klasike Turke të Presidencës, Armonia muzikale e Forcave të Armatosura Turke (TSK), Ekipi Mehteran dhe Njësia Historike e TSK-së. Ndër të tjera, të ftuarve do t'i dhurohen edhe monedha prej 1 lira të shtypura posaçërisht të cilat nga në njërën anë do të jetë rezidenca presidenciale dhe në anën tjetër pamje në lidhje me ceremoninë, ku theksohet se një pjesë e këtyre parave speciale do të futen në qarkullim. Përveç kësaj, në ditën e ceremonisë do të shtypen edhe pulla speciale.

Në darkën që do të shtrohet për nder të të ftuarve do të jenë të pranishëm miqtë e veçantë të presidentit Erdoğan, si ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, lideri i lëvizjes Nahda të Tunizisë Rashid Gannushi dhe të tjerë. Në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjithashtu në ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues politikë dhe fetarë të komuniteteve bashkatdhetare dhe të afërm nga Ballkani, Kaukazi dhe Azia e Mesme./ Anadolu Agency

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hipokriti: 09/07/2018 18:10

    KETA qete tane PO e terheqin QERREN NGA lindja.Njerin e terheqin SHALLVARET tjetrin e terheqin imamet .

    Përgjigju
  • Fshatari pa toke: 09/07/2018 17:05

    Po vellane e madh Putinin a e ka ftuar Erdogani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht