E zë korrenti kur po ndërronte prizën, humb jetën 35-vjeçari në Mat/ EMRI

E zë korrenti kur po ndërronte prizën, humb jetën 35-vjeçari në Mat/ EMRI

Policia Mat

Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se ka mbetur viktimë një 35-vjeçar nga fshati Rrethe Baz në Mat.

Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Roland Bruci, pasi ka rënë në kontakt me korrentin. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

Informacioni paraprak i policisë
Rreth orës 15.10, jemi njoftuar se një shtetas është dërguar nga familjarët pa shenja jete në spitalin e Burrelit. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake të kryera ka rezultuar se:

Shtetasi M.B, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Rrethe-Baz, duke ndërruar një prizë në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve