Bie sërish në prangat e policisë italiane, ja kush është biznesmeni shqiptar/Emri+Foto

Bie sërish në prangat e policisë italiane, ja kush është biznesmeni shqiptar/Emri+Foto

Shqiptari i arrestuar në Itali, Auglent Lallollari

Një shqiptar i arrestuar gjatë muajit qershor, ka rënë sërish në prangat e policisë italiane, tashmë nën akuzën e vjedhjes së rënduar. Mësohet se Auglent Lallollari u arrestua në qershor nën akuzën e shfrytëzimit të punëtorëve, pasi në fermën e tij shfrytëzonte disa shqiptarë në kushte të rënda pune. Por ai u lirua pak ditë pas arrestimit në atë kohë.

Pas hetimit nga policia italine, rezultoi se biznesmeni shqiptar posedonte një mjet të vjedhur dhe sende të tjera të vlefshme, si dhe iu zbulua një lidhje e paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Për këto krime, shqiptari është arrestuar përsëri sot, shkruan Giornale di Sicilia.

Hetuesit dorëzuan në Prokurorinë Publike të Raguzës një informacion të detajuar lidhur me krimet e kryera nga ana e shqiptarit  dhe Prokurori Publik Santo Fornasier kërkoi nga gjykata masën e arrestit paraprak shtëpiak për kryerjen  e procedurave të mëtejshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa besushmi: 04/08/2018 07:27

    HajdutMEN dhe jo biznes men.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës