Big Market hap hipermarketin më të madh në vend, çdo blerje iu jep mundësinë për të fituar 1 apartament

Dhjetori nis me surpriza. Big market çel në City Park Hipermarketin e parë më të madh në të gjithë Shqipërinë me mbi 50,000 produkte ndërkombëtare dhe vendase.

Qindra vizitorë mbushën e shportat dhe karrocat e tyre duke përfituar nga uljet e mëdha dhe ofertat e Big Market si dhe u bënë pjesë të argëtimit të ofruar me rastin e hapjes së madhe. Koncert me vëllezërit korçarë, panairi ushqimor, sfilate mode, animacione, prestigjiatore, ishin disa prej zbavitjeve pa fund të organizuar për të gjithë familjen.

Me hapjen e këtij Hipermarketi, Big Market plotëson të gjitha nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve duke nisur nga produktet ushqimore, ato elektronike, lodra për fëmijë, veshje për të gjithë grupmoshat, produkte kuzhine e produkte për shtëpi.

Më duket shumë mirë dhe me leverdi. 

Blerëse në Big Market

Jemi shumë të kënaqur. Shumë mirë!

Blerëse në Big Market 

Këndi specifik i produkteve BIO, pa gluten, atyre natyrale dhe dietike vjen gjithashtu për herë të parë në Big Market.

Ditën e sotme të gjithë mund të gjejnë mbi 200 produkte bli një, merr një falas, dhe mbi 1,000 artikuj me oferta të padëgjuara më parë.

Me rastin e festive të fundvitit, Big Market për çdo blerje mbi 3,000 lekë iu bën pjesë të shorteut të madh të fundvitit, me mundësinë për të fituar 1 apartament në Tiranë, 3 makina dhe 30 çmime me nga një vit blerje në Big Market.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota