Big Market hapet në City Park, oferta marramendëse për muajin dhjetor, në lojë edhe një apartament

Rrjeti i supermarketeve lider në Shqipëri, “Big Market”, i ka kaluar të gjitha pritshmëritë. Në datë 1 dhjetor, në qendrën tregtare City Park, hapet hipermarketi i parë i rrjetit Big Market, ku në një vend të vetëm, mund të gjeni gjithçka.

Produkte ushqimore, pajisje elektro-shtëpiake, kozmetikë, veshje për të gjitha grupmoshat, produkte elektronike, dhe kuzhine ofrohen për të gjithë qytetarët në Big Market, në Qendrën City park. Për herë të parë Big Market hap dhe një kënd specifik për produkte BIO, pa gluten, natyrale dhe dietike, ndërsa më datë 1 dhjetor ka menduar edhe për të gjithë vogëlushet duke sjellë produkte enkas per ta, ushqime, pije dhe lojëra per t'ua bërë diten të paharrueshme.

Por jo vetëm kaq, në Big Market Citypark, do të organizohet panair ushqimor, koncert me vëllezerit Korcare, sfilatë mode nga Fashion TV, animacione, prestigjiatore, zbavitje pa fund për të gjithë familjën.

Me rastin e fundvitit, të gjithë kanë mundësinë që t’u bëjnë dhurata të afërmve dhe miqve të tyre shportat e personalizuara me vererat dhe produktet me cilësore.

Mos harroni, që BIG Market për çdo blerje mbi 3,000 leke ju bën pjesë të shorteut të madh të fundvitit, me mundësinë për të fituar 1 apartament në Tiranë, 3 makina dhe 30 çmime me nga një vit blerje në Big Market.

Këto oferta do të zgjasin gjatë gjithë muajit dhjetor duke e kthyer Big Market Citypark në destinacionin tuaj të vetëm të blerjeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria