Rama në Vlorë: Bypassi i Fierit, një legjendë korrupsioni! Gjiknuri: Vitin tjetër është gati

VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur ministrat në Radhimë të Vlorës për të bërë një rezyme të sezonit turistik 2018.

Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur edhe tek bypassi i Fierit, duke u shprehur se ajo çështje është kthyer në një legjendë katastrofike korrupsioni.

Patjetër që lajmet e mira nuk bëjnë lajm dhe lajmet e këqija marrin dhenë. Ne mund të themi që jemi në sezonin me të pastër dhe më të mirë. Deri në fund të vitit duam të shkojmë deri në gjashtë million turistë. Kur them sezoni më i pastër, nuk them se është më i pastri. Kemi qënë shumë pis dhe tani jemi pis. Kush thotë: Po po kjo? Po ajo?, i them se ne kemi katër vjet që punojmë për fushën sanitare të Vlorës. Së shpejti, do të fillojë puna për ndërtimin e fushës sanitare.

Në fund të ditës problem jemi ne. Ne patriotët që jemi gati t’i vëmë flakën një flamuri të huaj, ne i hedhim mbeturinat ku të na vijë radha. Është pabesia më e madhe që i bëjmë atdheut tonë.

Të gjithë e dinë që nuk ka të krahasuar me sezonët e mëparshëm. Policia nga ana e saj ka pasur një fuqi më të madhe për të parandaluar krimin.

Do të fillojmë investimet për t’i dhënë fund dramës dhjetra vjeçare për ujrat e zeza. Ndërkohë që askush nuk flet më për problemin e energjisë elektrike. Ne ishim në Lezhë dhe energjia ka ikur një herë për vetëm 20 minuta në një moment furtune.

Nga vjeshta e këtij viti presim një përmirësim të ndjeshëm të situatës me ujin e pijshëm. Së shpejti do të vazhdojë edhe projekti i Lungo Mares, nga pika ku mbaron tek tuneli. Jemi besimplotë se do t’i mbyllim negociatat edhe për aeroportin e Vlorës. Ndryshe nga sa u propagandua nuk ishte një pazar i mbyllur, por është një negociatë e vështirë sepse ne duam të marrim maksimumin për interesin publik dhe të shtetit. Jam besimplotë se do e mbyllim negociatën dhe do të fillojmë punën. Bypassi i Fierit, është një legjendë katastrofike korrupsioni, na është dashur të prishim kontratën.  Na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Procesi tani ka përfunduar dhe shpresojmë që brenda pak kohësh, të vijë edhe përgjigja e bankës në mënyrë që të lidhim kontratën.

Edi Rama, kryeministër

Përsa i përket Bypass-it të Fierit dhe Vlorës përfundimisht fituesit janë përzgjedhur, procesi ka shkuar për aprovim në BERZH dhe jemi besimplotë që shumë shpejt do të hapen edhe këto dy kantiere. Dhe sezonin tjetër ‘By Fieri’ do të jetë i aksesueshëm për ata që udhëtojnë drejt Vlorës.

Damian Gjiknuri, ministër

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, bëri bilancin sa i përket Policisë së Shtetit, duke evidentuar se si pasojë e punës së tyre këtë sezon turistik ka pasur më pak vepra kriminiale. Xhafaj ka veçuar bilancin zero të incidenteve të shkaktuara nga mjetet e ujit.

Premtuam forcimin e kontrollit në mjetet ujore, dhe në bashkëpunim me Bashkitë dhe bizneset u bë e mundur që të vendosnim rregulla për qarkullimin e mjeteve ujore. Fillimi ishte i vështirë. Kemi pasur edhe keqkuptime por i rëndësishëm është fakti që për herë të parë nuk kemi incidente nga mjetet ujore. Kemi 26% të hyrje më shumë se nga viti paraardhës në doganë.

Sa i përket punonjësve të policisë, ata nuk e kanë pasur mundësinë për të shkuar një ditë në plazh. Është një lajm i mirë për shqiptarët që kanë pasur mundësinë ta shohin këtë përkushtim.

Fatmir Xhafaj, ministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)