Birra Tirana, dhurata për fëmijët në nevojë të shkollës ‘Ali Demi’ për festat

Dhuratat janë ato që mbizotërojnë në këtë periudhë festash. Një nismë e Birra Tirana për dhuruar pako për fëmijët në nevojë të shkollës ‘Ali Demi’. Edhe pse mund të mos kenë pasur mundësi që të kenë dhurata nga të afërmit e tyre, këta fëmijë festojnë ndërrimin e viteve ashtu si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

“Në filozofinë tonë, është një marrëdhënie shumë e ngrohtë mes kompanisë dhe familjeve në nevojë. Iu uroj gëzuar festat të gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë klientëve të Birrës Tirana, të kësaj kompanie gjigande të industrisë ushqimore në Shqipëri, e cila jo vetëm këtu, por edhe në mjaft shkolla të tjera dhe në shtëpinë e fëmijës do të shpërndajë dhurata, që edhe ata të festojnë së bashku me birrën tonë me produktin festën e fundvitit” tha Luan Bregasi, President i Birra Tirana

Edhe për drejtoreshën e shkollës Ali Demi në ambientet e së cilës u shpërndanë pakot dhe dhuratat për fëmijët, ky model është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë.  “Do të falenderoja zotin Luan Bregasi dhe Birrën Tirana të cilët janë gjithmonë jo vetëm në mbështetje të familjeve në nevojë, por për cilën familje që ka nevojë dhe dëshiron që këto festa ti kalojë në një tavolinë të ngrohtë” tha  Dorina Kuka, Drejtoreshë e shkollës Ali Demi. Ndërrimi i viteve është një periudhë e shprehjes së solidaritetit dhe dashurisë sidomos për fëmijët dhe ata që kanë më shumë nevojë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon