‘Bisha’ që do të mbrojë Donald Trump, kushton 1,5 mln dollarë

‘Bisha’ që do të mbrojë Donald Trump, kushton 1,5 mln dollarë

makina e presidentit Donald Trump

Vetura e re presidenciale me të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan Donald Trump e njohur si “Bisha”, pritet që gjatë këtyre muajve të futet në funksion.

Vetura e tipit Cadillac e cila kushton 1.5 milion dollarë, vjen më e kompletuar si kurrë më parë, me dyer 20 cm të trasha, eksterier të papërshkrueshëm nga bombat si dhe ka pajisje për oksigjen në rast të ndonjë sulmi kimik. Ajo i është dorëzuar Shërbimit Sekret që është duke kryer testet finale. Makina ishte planifikuar të jetë e gatshme që gjatë inaugurimit të Trumpit si presidenti i ri i SHBA-ve, por data ishte shtyrë, dhe tani pritet që këto ditë të bëhet zyrtarisht e ditur data kur edhe do të prezantohet.

“Kemi përfunduar punën tonë dhe ua kemi dorëzuar veturën klientëve”, ka deklaruar presidenti i Cadillac, Johann de Nysschen për Fox News.


(Skica e makinës së presidentit Donald Trump)

E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq. Gomat e makinës do të jenë të padepërtueshme, por nuk do të mungojnë as armët e zjarrit apo granata hedhësit.

Aktualisht Donald Trump vozitet me modelin e vjetër të “Bishës” që ishte prodhuar për presidentin Barack Obama.
Xhami i përparmë është i papërshkueshëm ndaj plumbave, ndërsa karroceria e blinduar është plotë 15cm e trashë. Rezervuari i karburantit është aq mirë i mbrojtur, sa që nuk ta shpoj shpërthimi i bombës së vendosur në rrugë.

Ndërsa vetëm dritarja e shoferit mund të hapet, ndërsa në pjesën e pasme janë të vendosura dozat e gjakut për presidentin në rast të ndonjë sulmi apo plagosje.

Një numër i konsiderueshëm i armëve janë të fshehura në pjesën e përparme që mund të jenë të gatshme për përdorim në rast se dikush e sulmon eskordën e presidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë