Bizneset, Ahmetaj: Nga 1 janari 2019, pragu i tatimit 14 mln lekë, ja kush përfiton

TIRANE-Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi sot se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i tatim fitimit që ndan bizneset e vogla nga i madhi bëhet 14 milionë lekë, ndërsa sipas tij do të përfitojnë mbi 10 mijë sipërmarrje, që do paguajnë 5%.

Gjithashtu ministri shtoi se kjo lëvizje do të sjellë ulje të tatim fitimit nga 15 në 5% për rreth 11 mijë biznese që janë gjysma e bizneseve që paguajnë tatim fitim në nivelin e 15%.

Ahmetaj tha se do të rishikohet dhe ligji i koncesioneve, ku në thelb të tij do të jetë heqja e propozimeve të pa kërkuara nga biznesi. Lidhur me kursin e këmbimit Ahmetaj tha se ai është ndër më të qëndrueshmit në rajon.

Ndërsa, për taksën e pronës, ministri u shpreh se ende të gjitha bashkitë nuk kanë implementuar metodologjinë  e re për mbledhjen e taksës, por brenda këtij viti sistemi do të jetë pjesë e të gjitha bashkive.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri