Blerja e Eurobondit, Rama: Ja arsyet se përse do të kemi sukses, opozita rrugëhumbur

Blerja e Eurobondit, Rama: Ja arsyet se përse do të kemi sukses, opozita rrugëhumbur

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se Shqipëria u listua sot në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit, ndërsa paralajmëron se do të ketë sukses për disa arsye.

Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion,pikërisht sepse ekonomia,financat e qeverisja jonë,janë krejt e kundèta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!

Edi Rama

Ligji kaloi me shpejtësi jo të zakonshme në Parlament të enjten, ku u depozitua si projektligj vetëm më 17 shtator. Kjo lidhet edhe me faktin se, sipas njoftimeve zyrtare, vitin e ardhshëm shteti shqiptar do të ndodhet përballë një nevoje likuiditeti shtesë prej të paktën 700 milionë eurosh.

Qeveria mendon se emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare në vitin 2018, me madhësi maksimumi deri në 500 milionë euro, me afat maturimi 5-10 vjet vlerësohet si mënyra optimale si për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim, ashtu edhe për të mundësuar optimizimin e menaxhimit aktiv të detyrimeve të borxhit në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. 

Në këtë eurobond synohen të futen disa elemente të reja si zgjerimi i formatit për të rritur aksesin në tregjet e SHBA-ve përveç tregjeve evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/09/2018 19:25

    Timonier , ke deklaruar se po nuk punoj motorri ( Ahmetaj) e mbaj kot timonin . Kur motorri eshte rangall behet riparim kapital ose vendiset i ri . Blerja e eurobondit nuk duhet pare si sukses per qeverine ne fushen financiare pir si minus . Kur flasim per rrutje ekonomike 4.2 % si nesatare vjetore i bjen qe kemi kapitalizu mbi 500 milion te GDP , keshtu nuk ishte nevoja e tij pasi kho con ne rritjen e borxhit te hadhtem . Qeveria duhet te jete me kyrsimtare per borxhet se tw con ne varesi financiare dhe te shjaterrihet ekonomia . Shoresij qe tek financat kemi nevoje per financier minister qe PS nuk i mungojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët