Bllokimi, Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim për pronarët

Bllokimi, Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim për pronarët

Gjykata Kushtetuese

Gjykata kushtetuese nuk plotëson numrin minimal të gjyqtarëve për të marrë vendime, shkak, për të cilin ajo ka shtyrë për një afat të pacaktuar shqyrtimin e kërkesës së shoqatës “Pronësi me Drejtësi” për shfuqizimin e ligjit të ri për kthim-kompensimin e pronës. Dy seancat për të marrë në shqyrtim padinë e pronarëve ishin përcaktuar të zhvilloheshin më 17 prill, por Gjykata Kushtetuese tashmë ka vetëm 5 anëtarë, ndërsa vendimet mund të merren vetëm në rast se ekziston kuorumi minimal prej tre të pestave, ose prej gjashtë gjyqtarësh. Në seancën e 17 prillit, Gjykata duhet të merrte në shqyrtim kërkesën e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, e cila kërkon shfuqizimin si antikushtetues të formulës së re të vlerësimit të pronave, e cila e bazon përllogaritjen te zëri kadastral që kanë pasur në vitin 1945.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale