U kapën me 30 kg heroinë në Bari, Report Tv zbulon emrat dhe foton e shqiptarit me të dashurën greke/ VD

ITALI- Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave kanë arrestuar në Bari një shqiptar 21-vjeç dhe një vajzë greke 19-vjeçe, e dashura e tij, pasi në makinën e tyre u gjet dhe sekuestrua 30 kg heroinë. Report Tv siguron emrat dhe foton e shqiptarit me të dashurën që u arrestuan. Shqiptari është Skerdilajd Çobaj nga Fieri, ndërsa e dashura e tij greke është Kolovou Chrysanthi 19 vjeç. Ata kishin udhëtuar nga Greqia për në Bari me traget, ndërsa pas marrjes në pyetje për motivet e lëvizjes dhe përgjigjeve jo bindëse, autoritetet italiane kanë dyshuar duke filluar kontrollin me imtësi të makinës.

Mes disa gjërave që ishin në bagazhin e makinës ishte edhe një tavolinë portative.  Kur e kanë ngritur, policët kanë ngritur dyshime pasi kishte  një peshë të madhe dhe për këtë arsye vendosë ti kalojnë në skaner. Në pamje dallohet kur skaneri tregon se në brendësi të tavolinës portative kishte disa pako, të cilat rezultuan me heroinë. Droga 30 kg, e ndarë në 56 pako ishte fshehur brenda tavolinës portative prej druri në hapësirën e posaçme prej disa centimetrash të dërrasave në bagazhin e makinës tip ‘Renault Megane Coupe’.

Dy korrierët e rinj janë arrestuar dhe dërguar në qelitë e paraburgimit nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar nga policia, bashkë me mjetin e përdorur për transportin e paligjshëm. Pas arrestimit të tyre nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave, vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e porositësve.

Skerdilajd Çobaj me të dashurën greke që u kapën me 30 kg heroinë në Bari



Heroina e sekuestruar ne portin e Barit e fshehur brënda në tavolinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon