Boci kujton grevën e studentëve të infermierisë: Rama dërgoi për dialog Forcat speciale

Boci kujton grevën e studentëve të infermierisë: Rama dërgoi për dialog Forcat speciale

Luciano Boçi, Deputet i PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka kujtuar Kryeministrit Edi Rama grevën e urisë së studentëve të Infermierisë në vitin 2015.

Duke bërë një krahasim me protestën e studentëve sot, të cilët, pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, nuk kanë pranuar të dialogojnë pa plotësuar më parë kërkesat e paraqitura prej tyre për uljen e tarifave të studimit dhe reformimin e sistemit arsimor, Boçi thekson se 4 vite më parë, Rama u dërgoi studentëve “dialoguesit” specialë të forcave speciale pa u dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Përmes një statusi në faqen e facebook-ut, deputeti demokrat Boçi shprehet se ky ka qenë standarti i ofruar i dialogut nga Rama edhe në 2015, për zgjidhjen e kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve. Sipas Bocit, të njëjtin mjet dialogu aspak funksional po përdor me studentët edhe sot me ca VKM.

 “Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën torinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur. Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues”, shkruan Boçi.

Statusi i plotë i Luciano Boçit:

"Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale. Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë. Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël! Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!, shkruan Boçi në facebook.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë