POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Bohemian Rhapsody’ dhe ‘The Queen’ shfaqen në ekranin e kinemasë dhe videoklip

Foto ilustruese

Pas vite xhirimesh, anoncimesh dhe tërheqje, më në fund filmi mbi jetën e Freddie Mercury dhe grupit "The Queen" duket se ka marrë formë. Filmi i Brian Singer fokusohet në pesëmbëdhjetë vite, nga koha e lindjes së grupit e deri në fillim të viteve '70, në performancën e paharrueshme të 13 korrikut të vitit 1985 në Wembley.

Pa kaluar në vulgaritet apo rënë në grackën e zymtësisë, veç rrugëtimit të "The Queen", sukseseve dhe dështimeve, Singer nuk heziton të tregojë me delikatesë edhe jetën private të Mercury.

Me rastin e shfaqjes në kinema të "Bohemian Rhapsody", studentët e Kursit Trienal për aktorë në Shkollën e Teatrit Muzikor të Novarës në Itali, me dëshirën për të kujtuar dhe thurrur homazh grupit, kanë xhiruar një videoklip në bordin e një mjeti të shërbimit publik.

Videoja është bërë shumë popullore në internet, aq shumë sa Brian May, një prej anëtarëve të grupit legjendar, i ka ururar studentët për këtë sipërmarrje të mrekullueshme.

ke.mu.
Komento