Bojkoti i nxënësve për gjuhën e huaj, Simoni: Vendimi ekstrem, prindërit duhet ta rishikojnë

Pas shqetësimit të prindërve të nxënësve në shkollën Hasan Prishtina dhe Pjetër Budi lidhur me mësimin e gjuhës së italishtes në klasën e tretë si gjuhë e parë, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorisë Rajonale të Tiranës.

Në një intervistë për Report Tv, specialistja e kurrikulave, Fozilet Simoni, shpjegon shpërndarjen e gjuhëve të huaja në shkolla dhe i bën thirrje prindërve të rishikojnë vendimin e tyre.

Report TV përçoi më tej shqetësimin e prindërve lidhur me mësimin e gjuhës së italishtes si gjuhë e parë për klasat e treta në disa shkolla të kryeqytetit. Në një intervistë për Report Tv specialistja në drejtorinë Rajonale të Tiranës, Fozilet Simoni shpjegon përse është bërë ky short dhe çfarë parashikon vendimi.

Ne kemi bërë një farë rregulli që në klasën e 3-të, të fillojë një gjuhë tjetër të parë, por pa ia hequr të drejtën e studimit të gjuhës angleze përsëri në klasën e 6. Kjo ka qenë një përpjekje për ti ofruar një shërbim më të mirë nxënësve në gjuhën e huaj.

Fozilet Simoni, specialistja e DAR

Ndërsa, vendimi i prindërve për largimin e nxënësve nga shkolla duke mos pranuar gjuhën e huaj është ekstrem.

Unë them pa i paragjykuar, është një vendim ekstrem, sepse unë e mendoj që të të ofrojnë dy gjuhë të huaja, për prindërit është diçka positive.

Fozilet Simoni, specialistja e DAR

Specialstja Simoni thotë se prindërit duhet ta rishikojnë vendimin e tyre.

Prindërit duhet ta rishikojnë këtë, edhe percepsionin që mund të kenë për mësimin e gjuhës së huaj. Ka shumë nxënës, të cilët marrin gjuhë të huaj të parë gjuhën angleze, japin provim të detyruar gjuhën angleze, por mund të japin me zgjedhje gjuhën italiane.

Fozilet Simoni, specialistja e DAR

Shkolla “Hasan Prishtinaa”, “pjetër Budi”,  “Nike Dardani”, dhe “Shkolla e Kuqe” janë shkollat, në të cilat gjuha e huaj e parë do të jetë në italisht për klasat e treta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë