Një marrëveshje, sidomos kur është fjala për një temë komplekse si arsimi, nuk mund të jetë kurrë vetëm bardhezi. Një marrëveshje është gjithnjë rezultat i një sinteze.
Sot kryeministri bëri propozimet e tij për një zgjidhje të krizës me studentët, duke trajtuar të njejtat argumenta që përfshihen në kërkesat e studentëve: tarifat, arsimin falas, konviktet, bordet universitare. Opinioni publik, i cili deri tani po e mbështet protestën, ka të drejtën të dijë se çfarë mendojnë studentët për ato propozime.
Ndoshta disa propozime pëlqehen e të tjera jo. Ndoshta pëlqehen të gjitha, ndoshta nuk pëlqehet asnjera dhe, në këtë rast, duhet shpjeguar përse. Ose ndoshta ndonjë propozim duhet ndryshuar, përmirësuar, integruar.
Pra, kështu përafrohen qendrimet për të arritur më pas në një marrëveshje. Por kush përgjigjet për ta? A ekziston ndonjë që ka përfaqësinë nga studentët për ta bërë këtë? A mund të dëgjohet nga studentët një përgjigje e artikuluar dhe e njëzëshme mbi propozimet e qeverisë?
Vetë ne, gazetarët, kemi vështirësi të kuptojmë se kujt i duhen bërë pyetjet. I vetmi instrument që kemi është të flasim me secilin student, por shpesh marrin përgjigje shumë të ndryshme njera nga tjetra.
Edhe forma më ekstreme e demokracisë së drejtpërdrejtë ka nevojë për dikë që më në fund, në emër të të gjithëve, të thotë se si e mendon.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2932
Lajme të tjera
-
INVESTIGIM / Tre muaj në sitën e Inteligjencës Artificiale: Ja si Rithemelimi është i egër vetëm me Ramën, Veliajn dhe... Bollinon dhe shpëton 17 ministra
5 Shkurt, 17:01
-
Carlo Bollino: Nga “Gjeneral gramafoni” tek SPAK-u. Për 31 vite me rradhë ja si vazhdojnë shantazhet e Berishës për të më mbyllur gojën!
20 Janar, 15:25
-
Carlo Bollino: Që sot mori fund berishizmi, që ka më shumë vlerë se arrestimi i Berishës
30 Dhjetor 2023, 16:52
-
Carlo Bollino: Ja ku SPAK gaboi me gazetarin Elton Qyno dhe kush përfiton nga kjo
14 Dhjetor 2023, 18:12
-
Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri: Dënojmë sulmet dhe kërcënimet ndaj botuesit Carlo Bollino, Berisha të flasë me fakte e jo të shpifë
7 Dhjetor 2023, 20:08
-
Lorenc Vangjeli: Jo 'militantët e Berishës kërcënojnë Bollinon', por 'politika median'! Linçimi i gazetarit, turp për shoqërinë shqiptare
7 Dhjetor 2023, 19:06
-
Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, avokati Beqiri: Po luftojnë pushtetin e 4-të! Të merret në mbrojtje! Kara: Dështimin e shfryjnë tek njerëzit që thonë të vërtetën
7 Dhjetor 2023, 17:29
-
Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, Analisti Lapardhaja solidarizohet me gazetarin e botuesin: Ish kryeministri përgjegjës për polarizimin ekstrem në vend
7 Dhjetor 2023, 14:26
-
Bollino paralajmëron Berishën: Po nxit urrejtjen e militantëve që më kërcënojnë në rrugë! Je përgjegjës për veprimet e tyre!
7 Dhjetor 2023, 12:13
-
Lorenc Vangjeli: Carlo Bollino nuk është dhëndër i Ramës
4 Dhjetor 2023, 14:09
-
Bollino: Sulmet e Berishës ndaj Report TV si gjyqet e kohës së komunizmit! Ja faktet për të vërtetën! (VIDEO-INVESTIGIM)
3 Dhjetor 2023, 18:06
-
Bollino: A kanë të drejtë TV kombëtare të transmetojnë non-stop monologjet shpifëse të Sali Berishës nën hetim, kundër Drejtësisë dhe Medias?
25 Nëntor 2023, 16:26
Edhe nje here ,per shkrimin e z Bollino.Zoteri i nderuar ;Levizia studentore ,por tash edhe me gjer,i ka te shkruara ,e zeze mbi te bardhe,saktesisht kerkesat e tyre.Juve ,si edhe shum te tjer, i bini fyellit ne nje avaz.Ju ,zoteri i nderuar ,nuk shikoni se zullumi po trashet ,duke kerkuar ,me cdo kusht ,nje mundesi(bashkebisedim)per te vene ne pune retorikat ,silogjizmat,,arme e fsheht per te tjetersuar te verteten.Le ti perdorim ,triadat ,aty ku eshte e nevojsheme.Botimi eshte ne nderin tuaj.
PërgjigjuDisa nga grupet e studentave po manipulohen dhe shfytëzohen nga PD që vetëm ke protestat dhe fryrja e çdo proteste i ka patur shpresat sa herë ka qenë në opozitë. Rama më mirë t'ja plotësojë ato kërkesa shpejt e shpejt se sa "duke bërë politikë" të përfundojë me një mbyllje si ai fjalimi "Unë nuk do ju tradhtoja kurrë..." për çeshtjen e armëve kimike.
Përgjigju...asnje negociate. Si mund te negociosh, kur ty ste ka ngelur me asgje. Ky kryeminister pasi ka cuar gjithcka dhe gjithkend ne kufijte egzistencesh te fton te negociosh. por a mund te negociosh urine qe po mbjell ky. Arsimin qe edhe pse i ``reformuar`` tashme, nuk eshte fare eficent . Fillimisht kryeministri do ti quante studentet ne shesh ``ngelesa``, por pak dite me pas nderron mendje duke thene se do te donte te ishte aty me ta. A eshte serioze kjo dhe kush eshte ngelesi i vertete ne kete rast ?
PërgjigjuQe ka vend per permirsim eshte e qarte por nuk kuptoj arsimin falas se kjo ka qene vetem ne kohen e monizmit ku stude tet e rezuan vete, vetem nje gje ju ka mbetur te dalin me parulla RROFTE SHOKU ENVER HOXHA.
PërgjigjuPalet duhet te ulen ne tavoline e te vendosin pikat mbi i se si duhet permiresohet gjendja e universiteteve. Dialog konstruktiv ne qasje konstruktive. Mos pranimi per dialog kopromenton protesten. Mos e njollosni protesten por shkoini deri ne fund per te arritur qellimin e studenteve! Ky eshte proces qe duhet te ulen palet...
Përgjigju