‘Bomberi’ i Celtic varësi ndaj bixhozit, lë futbollin për shkak të problemeve mendore

‘Bomberi’ i Celtic varësi ndaj bixhozit, lë futbollin për shkak të problemeve mendore

Leih Grifiths

Probleme në horizont për skuadrën e Celtic. Trajneri Brendan Roxhers në një konferencë për shtyp ka dhënë një lajm befasues duke thënë se nuk do të ketë të disponueshëm futbollistin Leih Grifiths.

Për shumë ky ka qenë një lajm I çuditshëm dhe për këtë arsye mediat skoceze nuk e kanë lënë me kaq, por kanë hulumtuar. Sipas tyre është vendosur që sulmuesi Grifiths të mungojë për një kohë të pacaktuar. Kjo pasi ai ka disa probleme personale të cilat duhet t’i zgjidhë fillimisht dhe më pas të rikthehet ne fushë.

Sipas burimeve thuhet se Grifiths, një nga lojtarët kryesorë të klubit, ka probleme me bixhozin. Ai ka krijuar në varësi të madhe kundrejt lojës së fatit, dhe kjo së bashku me disa dëmtime kanë sjellë që gjendja e tij mendore të mos jetë e qëndrueshme. Në ditët në vijim të tjera detaje pritet të dalin për lojtarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zbulohen 10 kg kanabis që po transportoheshin nga një makinë! Në pranga 2 persona

Korçë/ Zbulohen 10 kg kanabis që po transportoheshin nga një makinë! Në pranga 2 persona