Bonusi i lindjeve, Rama: Ja sa para do jepen për lindjet binjakë dhe trinjakë

Bonusi i lindjeve, Rama: Ja sa para do jepen për lindjet binjakë dhe trinjakë

Kryeministri Edi Rama

TIRANE - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të shumta nga qytetarët, pas lançimit të nismës së qeverisë për bonusin e bebeve nga 1 janari i 2019-ës. Për çdo të lindur vitin e ardhshëm, qeveria do japë 400 mijë lekë të vjetra. Nëse i linduri është fëmijë i dytë në familje, bonuesi rritet në 800 mijë lekë të vjetra, ndërsa, nëse është fëmijë i tretë, atëherë bonuesi i lindjes është 1 milion e 200 mijë lekë. Po për të lindur binjakë dhe trinjakë? Nga çelja e fushatës së anëtarësimeve të reja në PS, Kryeministri dha këtë sqarim:

Ka nga ata që pyesin sesa do marrin nëse do lindin binjakë. Ishte njëri që shkruante o vëlla sa lekë do jepni nëse lind binjakë. Atëherë, nëse do kemi binjakë, bonusi do jepet si fëmijë i dytë, pra 800+800. Po për trinjakë? Sepse një zonjë para pak ditësh lindi tre bebe. Ata do llogariten si fëmijë e tretë, pra 1 milionë e 200 mijë lekë për secilën bebe.

Edi Rama, Kryeministër

Tjetër risi e kryeministrit ishte edhe regjitrimi i lindjeve në maternitete dhe jo në zyrat e Gjendjes Civile, për të shmangur burokracitë.

Që nga 1 janari nënat që do lindin në maternitetet e vendit tonë, jo vetëm do të kenë mbështetje shumë herë më të madhe sesa kanë pasur, por edhe për të regjistuar fëmijët nuk do shkohet më në gjendje civile, por direkt në maternitet, në mënyrë dixhitale që çdo fëmije që lind.

Edi Rama

Kryeministri premtoi gjithashtu se qeveria do nisë një program financimi për të gjitha maternitetet në vend, për t'i kthyer ato në shtëpi lindje të transformuara dhe me kushte bashkëkohore.

Dhe më pas do financojmë një propgram të tërë që brenda mandatit, të gjitha maternitetet tona, shtëpitë e lndjes, do të jenë të transformuara rrënjësisht siç kanë filluar të transformohen dhe kushdo që do të lindë fëmijët në këtë vend do ketë të gjitha kushtet si jashtë shtetit. 

Edi Rama, kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emiljana doci: 27/09/2019 17:30

    Po goca ime ka Linder ne itali 2018.7.7.aemer kete shprblimin

    Përgjigju
  • Dagni danson: 13/12/2018 07:06

    Bravo zoti kryeminister per kete nisme por kam nje pyetje...une kam 2 femije dhe ne janar bej te 3,tani i bie te mar 400 si femije i pare apo me quhet femije i 3 e mar 1milion e 200 mije kte se kam kuptuar akoma.

    Përgjigju
  • hamza: 25/10/2018 01:41

    po ma prish mendjen me kete qe po thua zoti kryeminister kam dy femije po me ben te nis te tretin

    Përgjigju
  • marija: 28/09/2018 15:02

    bravo Z krieminister se je tu me due per te ardhemen se kjo eshte puna juaj po mos night keto te opposites se kan pjerdhur .se keshtu do rrish ne pushtet edhe 20 vite suksese se un nuk perfitoj se mate voglin exam 26 vjeq

    Përgjigju
  • Lina: 26/09/2018 20:45

    Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët