Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Moska

Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Moska

Moska, kryeqyteti i Rusisë, është një mundësi e shkëlqyer për dashamirësit e futbollit për të admiruar kishat, muzetë dhe galeritë e mrekullueshme të veshura me art dhe histori.

Sot Moska, pavarësisht gjithckaje,  është një qytet kozmopolit dhe vazhdimisht në rritje. Që nga rënia e “Perdes së Hekurt”, qindra mijëra turistë vizitojnë çdo vit qytetin, për të admiruar trashëgiminë e pasur historike, artistike dhe kulturore.

Moska ka një popullsi prej 11 milion banorë dhe  ka përqëndrimin më të madhe të miliardereve. Ajo është plotesisht moderne dhe e veshur me një frymë europiane.

Moska ka bërë jehon me letërsinë e saj, tragjeditë, inovacionin, revolucionin letrar dhe atë politik, nacional dhe ndërkombetar.

Moska është një ndër historitë e mëdha dhe epike të botës, me saga që ndryshuan fatin e botes dhe me tregime të vogla njerëzish të thjeshtë.

Luzhniki Arena

Ky eshte nje nga stadiumet  ku ekipet e Botërorit do të mundohen të lenë shenjën e tyre. Bëhet fjalë për “Luzhniki Arena”, në brigjet e lumit të Moskës. Stadiumi i vjetër u ndërtua në vitin 1956 dhe u pagëzua me emrin “Lenin”. Më pas, arenë kombëtare, në vitin 1992 ai u riemërua “Luzhniki”,  dhe per shumë  kohë ka qënë shtëpi  për tre klubet e kryeqytetit - “Seska”, “Spartak” dhe “Torpedo”. Stadiumi me kolonata qe i ngjajnë “Koloseut”,  sot pas rikonstruksionit ka nje kapacitet prej 80 000 spektatorësh.

Otkrytje Arena

Një tjetër stadium i Moskës që do të presë disa nga ndeshjet e Kupës së Botës është  “Otkrytje  Arena”. I inauguruar në vitin  2014,  stadiumi ka një kapacitet prej 45 000 vendesh dhe është  “shtepia e re”  për  “Spartakun e Moskes”, klubi më i suksesshëm rus i futbollit. “Spartaku”,  qe në këtë stadium ka bërë histori, ka nisur të vishet me aromen e festës dhe pret me padurim miqtë e rinj nga të katër  anët e botës.

Rreth stadiumit sportdashesit do të kenë mundësi të vizitojnë një seri atraksionesh në vepra arti, më kryesori, “Gladiatori”, symbol I Klubit “Spartak”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës