Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Shën Pjetërburg

Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Shën Pjetërburg

400 milje në veriperëndim të Moskës, Shën Pjetërburgu, është qyteti i dytë me i madh i Rusisë, qyteti romantik i kryeveprave arkitekturore, qyteti pritës i disa prej ndeshjeve të Kampionatit Botëror. Qyteti është një mundësi e shkëlqyer për të admiruar ndërtesat madhështore, shtigjet e artë, kanalet piktoreske dhe disa nga veprat më të rëndësishme të artit në botë.  Ish kryeqyteti i Perandorisë, ai u themelua nga Car Pjetri i Madh në vitin 1703, për ti treguar botës, Rusinë e tij të re. Sot, Shën Petersburgu konsiderohet kryeqyteti kulturor i vendit: një qendër turistike gjithnjë në rritje, e cila tërheq mijëra vizitorë falë galerive, muzeve, ndërtesave historike dhe katedraleve të bukura, pa harruar “Pallatin e Dimrit”, një ndërtesë madhështore në stilin barok, me mbi 3 milion vepra të artit, pallatet e “Peterhof” dhe “Pavlovski”, ish rezidenca te familjes, Romanov.

Stadiumi i ri super-modern i Shën Petersburgut, I ndertuar ne ishullin Krestovsky,  do te jete nje nga me te fortet e Kupes se Botes.

Ketu do te zhvillohen gjithsej 7 ndeshje - 4 ndeshje te grupeve B, A, E, dhe D, nje ndeshje e 1 te tetave, nje ndeshje gjysme finale dhe ndeshja per vendin e trete dhe te katert.

Shën Pjetërburg Arena

I projektuar nga arkitekti japonez  Kisho Kurosava, Arena e Shën Pjeterburgut është një nga stadiumet më të avancuar nga pikëpamja teknologjike. Shtepia  hiperteknologjike e “Zenitit”, ngrihet në ishullin Krestovskaja, në pjesën perëndimore të qytetit. I ringritur mbi themelet e stadiumit të vjetër të Kirovit, arena e re u inaugurua në vitin 2017, pas 10 vite pune dhe ka kushtuar  735 milion dollarë. Me kapacitet prej 69 mije vendesh dhe me nje çati rrëshqitëse, e aftë të mbulojë gjithë stadiumin brenda 15 minutash, ky është një nga kompekset më mbreslënës të Botërorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share