Botërori 2018/ Për kë bëjnë tifo dhe a do të shkojnë në Rusi? Deputetët: Kemi shumë punë dhe nuk kemi lekë

Me fillimin e botërorit, politika ka kaluar në plan të dytë, por edhe politikanët ndjekim kompeticionin më të rëndësishëm të globit. Report TV pyeti ligjvënësit se cilat skuadra mbështesin dhe nëse ndonjëri prej tyre kishte blerë ndonjë biletë për në Rusi.

Prononcimet e deputetëve për Botërorin
Klevis Balliu: Bëj tifo për Argjentinën, por nuk shkoj në Rusi se kemi punë këtu

Për kë bënni tifo?
Për tifo për Argjentinën

Messi nuk doli dhe aq mirë..
Ishte vetëm ndeshja e parë do të dalë më mirë më vonë

Ndonjë biletë për në Rusi keni në plan?
Jo, jo

Pse jo?
Kemi goxha punë këtu

Për shkak edhe të lobimeve që ka bërë PD sipas Mother Jones?
Lobimet për Botërorin?

Jo, për dokumentin....
Nuk kemi bërë lobime për Botërorin. Unë e di që Rusia ka marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, vëllanë e madh të Ramës, që është Erdogan, që është edhe miku i Assad, këtë di si lobim

Jurgis Çyrbja: Tifo bëj për Gjermaninë, do na hapë negociatat
Me këtë bëni tifo?
Gjermaninë

Edhe po nuk na hapi negociatat?
Jemi të sigurtë që do i hapë

Do të fitojë Gjermania, mbrëmë ishte shumë dobët?
Do të fitojë

Keni blerë biletë për në Rusi?
Jo, Jo, akoma

Rudina Hajdari: Jam me Italinë, por uroj të fitojë Gjermania
Për kë bëni tifo?
Nuk bëj tifo për momentin, se jam me Italinë

Mbase me Gjermaninë për negociatat?
Uroj që të fitojë Gjermaninë, por më duket se nuk doli mirë ndeshjen e parë

Dhurata Çupi: Jam me Francën

Për kë bëni fito?
Jam me Francën, ndeshjen e parë e ka fituar

Tritan Shehu: Kam një fatkeqësi të madhe
Për këtë bëni tifo?
Kam një fatkeqësi të madhe, që Italia nuk është

Ndonjëherë bëhesh me armikun e armikut...
Tani jam shumë me Gjermaninë, por jo që më ka mërzitur më shumë me këtë kampionat është robotizimi, arbitrat po zëvendësohen nga elektronika. Gjëja më e bukur në sport është që të jetë sa më njerëzor

Jeni me Gjermaninë edhe nëse nuk hap negociatat?
Me Gjermaninë do të jem pa dyshim. I Admiroj

Ndonjë biletë për në Rusi?
Jo, jo.. është shumë larg, as kam asnjë gjë të tillë fare

Fatmir Mediu: Jam me Gjermaninë për hatër të negociatave
Për kë bëni tifo?
Ekipi im nuk është në Botëror. Jam me Holandën, megjithatë jam me Gjermaninë

Edhe po nuk na hapi negociatat?
Edhe për hadër të negociatave pa dyshim

Shezai Rrokaj: Nuk kemi mjete për të shkuar në Rusi
Për kë bëni tifo?
Jam me Francën, por nuk më duket mirë. Italia nuk është, kështu që me Francën

Ndonjë biletë për në Rusi?
Jo, mo ca bilete, ku kemi ne, gjithë këto probleme që ka politika nuk të lë të ikësh, pastaj mjetet nuk i harxhojmë kështu edhe po ti kemi

Ulsi Manja: Jam me Italinë, por...
Për kë bëni tifo?
Ta kam hënë për kë bëj tifo, jam tifoz i Italisë, në mungesë të saj bëj tifo për Brazilin

Alket Hyseni: Jam me Brazilin
Për kë bëni tifo?
Brazili

Do të fitojë?
Përsa kohë që bëj tifo, patjetër që do të fitojë

Biletë për në Rusi?
Jooo, angazhime parlamentare

Spartak Braho: Jam me Gjermaninë
Për kë bëni tifo?
Jam me Gjermaninë

Etilda Gjonaj: Nuk ndjek asnjë skuadër
Për kë bëni tifo?
Nuk ndjek asnjë skuadër

Asnjë?
Asnjë...

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zonja Vlahutin: 18/06/2018 16:31

    Cudi asnjeri nuk qenka me Rusine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale