Braçe: Koncesionet për firmat
offshore të ndalohen me ligj

Braçe: Koncesionet për firmat<br />offshore të ndalohen me ligj<br /><br>
Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe thotë se qeveria duhet të ndalojë me ligj, dhënien e koncesioneve kompanive që rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale. 

I ftuar në emisonin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Braçe komentoi debatin me ministrin Ahmetaj dy javë më parë në komisionin e Ekonomisë, ku kërkoi numrin e këtyre kompanive të cilat operojnë në Shqipëri. "Qeveria ka sjellë në Kuvend ligjin e ri për koncesionet dhe do ketë një proces të shëndetshëm. Ai ligj është baza e duhur për të analizuar edhe atë shqetësim që kam ngritur unë. Ministri iu referua kompanisë që merret me markimin e karburanteve, ajo vjen nga një parajsë fiskale dhe brenda saj ishte një njeri, shtetas shqiptar, i larguar prej kohësh, i lidhur me një seri gjërash me familjen e ish-kryeministrit Berisha. Transparenca, për të gjitha kontratat e koncensioneve, ku përfituesi kanë origjinën e kompanisë në parajsa fiskale, duhet të jetë maksimale. Kompani që vijnë nga parajsat fiskale për koncesione në Shqipëri, duhet të ndalen. Duhet të ndalohen me ligj", u shpreh Braçe. 

Deputeti socialist përmendi edhe disa prej kompanive offshore të cilat kanë marrë koncesione në vendin tonë. "Bankers është një prej tyre, Stream Oil, kjo e markimit të karburanteve gjithashtu. Ka kompani që kanë ndryshuar pronar pas marrjes së koncesionit në Shqipëri. P.sh, kompania që ka marrë kontratën për skanimin e kontenierëve u shpall me origjinë nga SHBA. Gjatë fillimit të procesit të punës, rezultoi që kompania kishte shitur 49% të aksioneve me një shumë qesharake, një individi që më rezulton edhe me biznese të tjera në Shqipëri". 

Braçe këshillon gazetarët: Pyeteni pafund Ramën
Duke komentuar akuzat e Ramës ndaj medias të cilat ai i quan kazan, Braçe këshillon gazetarët: "Pyeteni për çdo gjë, detyrë e gazetarit është ta kërkojë përgjigjen deri në fund. Duhet të pyesni për çdo gjë, u bë kjo, ku, u bë ky koncesion, cili është përfitimi. Nuk besoj se i vjen e keqja qeverisë nga pyetjet. Mendoj se i vjen e keqja shoqërisë nga shpifja"

Z.Braçe, pyetjet që i keni drejtuar z.Ahmetaj, lidhur me kontratat e fituara nga kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale. Keni marrë përgjigje nga z.Ahmetaj për koncesionet off-shore të cilat siç tha nuk i ndalon ligji?
Qeveria ka sjellë në Kubvend ligjin e ri për koncesionet dhe do ketë një proces të shëndetshëm. Të enjten konferenca e kryetarëve përcakton punimet e Kuvcendit dhe do jetë në rendin e ditës gjatë muajit dhjetor. Ai ligj është baza e duhur për të analizuar edhe atë shqetësim që kam ngritur unë. Do duhet të bëhet një mbledhje grupi ku do të parashtroj po atë shqetësim që ngrita në komisionin e Ekonomisë. Pastaj do testojmë vullnetin e maxhorancës. 

Ahmetaj mori rastin e një off-shore për një njeri që ka qenë pranë qeverisë Berisha...
Kjo historia e fakteve dhe provave kohët e fundit ka ardhur në vëmendjen e opinionit publik. Unë s'mund të flas pa fakte. Ministri iu referua kompanisë që merret me markimin e karburanteve, ajo vjen nga një parajsë fiskale dhe brenda saj ishte një njeri, shtetas shqiptar, i larguar prej kohësh, i lidhur me një seri gjërash me familjen e ish-kryeministrit Berisha. Transparenca, për të gjitha kontratat e koncensioneve, ku përfituesi kanë origjinën e kompanisë në parajsa fiskale, duhet të jetë maksimale. Kompani që vijnë nga parajsat fiskale për koncesione në Shqipëri duhet të ndalen. Ministri thotë se nuk ka ligj për këtë gjë. Këto koncesione duhet të ndalohen me ligj.

Sa është kjo listë? Sa kompani off-shore kanë marrë para nga fondet publike?
Ministri i Ekonomisë do paraqesë pranë komisionit një informacion shterues për kompanitë. Bankers është një prej tyre, Stream Oil, kjo e markimit të karburanteve gjithashtu. Ka kompani që kanë ndryshuar pronar pas marrjes së koncesionit në Shqipëri. P.sh, kompania që ka marrë kontratën për skanimin e kontenierëve u shpall me origjinë nga SHBA. Gjatë fillimit të procesit të punës, rezultoi që kompania kishte shitur 49% të aksioneve me një shumë qesharake, një individi që më rezulton edhe me biznese të tjera në Shqipëri. Për këtë arsye, unë kërkoj atë informacion se çfarë po ndodh me këto. Dhe natyrisht, ne kemi dijeninë e plotë apo të qartë për pronarët e këtyre kontratave. Ka dy lloj koncesionesh, ai i dhënë nga PD, që ka brenda parajsat fiskale dhe lloji tjetër i koncesionit ky i aplikuar këto 4 vite ku kemi qenë bashkë PD-PS-LSI, ku qytetarët nuk ngarkohen te koncesionari, por në këtë formë, ku është buxheti që paguan koncesionarin përmes Partneritetit Publik Privat.

Për leje ndërtimi të dhëna firmave off-shore keni informacione?
Lejet e ndërtimi s'i jep qeveria, por pushteti vendor. Nuk jam i familjarizuar me biznesin e betonit. Kam një qëndrim timin personal kundër histerisë së betonit në këtë vend. Dhe dje në komisionin e Ekonomisë patëm një shkëmbim me Jakajn pikërisht për këtë gjë. Ajo që mua më intereson është që çdo gjë të jetë në dritën e diellit. Nëse bashkitë marrin vendime për një leje ndërtimi, ajo leje duhet të jetë publike dhe natyrisht edhe pronësia e kompanisë që ka përfituar këtë leje, të jetë në dritë të diellit. Të dimë cilat janë kompanitë që përfitojnë benefice nga pushteti vendor e qendror, të dimë detyrimet fiskale të këtyre kompanive të shlyera ose jo. 

Si i komentoni deklaratat e Ramës për kompanitë me dy bilance?
800 kompani janë me bilance të dyfishta të cilat deklarojnë 40% të punonjësve me paga 30 mijë lekë. Ky është evazion që i bëhet buxhetit të shtetit. Por ka edhe një problem tjetër. Marr një rast konkret të një biznesmeni që fiton 3.8 mld lekë në një vit dhe punonjësit e asaj kompanie, 40% e rrogave janë 30 mijë lekë të reja. Kaq paguhen, ndërsa ai fiton 3.8 miliardë lekë në vit. Ky biznesmen gjen strehë edhe në politikë. 

Petrit Vasili flet për 2 mld lekë të fituara nga kompanitë në arbitrazh. Dy janë të Francesco Becchetti...
Pse nuk e thotë publikisht ky zotëria. Anën e kujt mban në këtë histori? Të shtetit apo të këtij zotërisë? Kemi HEC-in e Kalivaçit, i ka marrë para Deustche Bank dhe ky është një përfitues duke futur në kurth qeverinë dhe kompanitë e mëdha. Për këtë çështje sot nga ministri i Energjisë u tha se para arbitrazhit të dyja palët kanë pranuar se ajo kontratë ëhtë e mbyllur, sepse nuk është zbatuar. Edhe ky biznesmeni pranë të cilit është Vasili dhe pala shqiptare kanë rënë dakord para gjyqit që kjo kontratë është e zgjidhur. 

Ai thotë ka rrezik. Është një letër e dërguar në prill...
Le t’ia lexojë publikut dh të thotë veprimet që ka ndërmarrë ky zotëria gjatë kohës që ka qenë ministër. E kam dëgjuar fillimisht nga Spahiu dhe z.Haxhinasto sot. Ky i fundit tha Kalivaçi. Kalivaçi është i atij zotërisë. Dhe kuptuam se kontrata për këtë është zgjidhur në arbitrazh.   

Si e komentoni buxhetin e 2018?
Buxheti i vitit të ardhshëm është llotaria më e madhe sociale. 

Po për projektin 1 mld dollarë? A ka rrezik për pastrimin e parave siç thotë opozita?
Pse dhe ju e dëgjoni këtë komshiun tonë të përbashkët?! Në parlament nuk u fol për ekonomi dhe unë e kam dëgjuar nga Divjaka. U tha se hotelet me 5 yje do jenë për pastrim parash, e mori përgjigjen dhe nuk diti të flasë më. Të vijë në Shqipëri Hilton dhe të pastrojë para, e kam të vështirë ta kuptoj. Tha që me lejet e ndërtimit po pastrohen para. Përsëri e kishte propagandë, politikë. Thotë se kredia për ndërtimin nuk është rritur. Thotë se ndërtimi është rritur me 19%, por ky stadiumi këtu që kushton miliona dollarë, ndikon në rritjen e ndërtimit, Devolli, TAP-i, ndikojnë te ndërtimi. Duhet të kishte kërkuar të dhënat e BSH  për sektorin e ndërtimit dhe do shihet se kredia për ndërtim për qëllime strehimi është rritur me 5.8 miliardë. Sa kohë që kredia për strehim rritet, ku do ndikojë? Te sektori i ndërtimit. 

A ka një koncesion të dyshimtë kjo qeveri?
Më pyetët për një koncesion të dyshimtë të kësaj qeverie. S'po e quaj të dyshimtë, por një koncesion i justifikuar nga fillimi e deri në fund, ai i hemodializiës që ka përmbysur historinë e këtij shërbimi, të hemodializës. Nuk torturohen më njerëzit, nuk shpenzojnë më, por e marrin atje ku janë shërbimin e hemodializës, madje më lirë se sa e ofronte sektori publik deri tani. Nga buxheti i shtetit po paguhen më pak para sa pagueshin më herët. Por është një koncesion që përsa i përket përfituesve të kësaj kontrate duhet të sqarohet deri në një. Kanë ndodhur transaksione që më lënë dyshime. P.sh e ka marrë tjetërkush kontratën, diku nga fundi i 2016 kanë transferuar një pjesë të aksioneve te një kompani farmaceutike. Besoj se do ta thërras z.Vasili që të më ndriçojë pak, për këtë transaksion. Dhe pas një muaji, pasi janë transferuar këto aksione, befas lëshohen edhe nga kjo kompani farmaceutike te një kompani që nuk i gjendet më adresa.  

Si t'i përgjigjemi Ramës kur e quan median kazan?
Duke e pyetur pa pushim, pa pushim. Mund të jetë ditën e premte nga Lushnja deri në Divjakë, dilini dhe pyeteni për çdo gjë. Pavarësisht nëse merrni përgjigje apo jo. Detyrë e gazetarit është të kërkojë përgjigjen deri në fund dhe këtë e kërkon duke pyetur. Edhe shqiptarët duhet të pyesin çdo ditë. Është bërë kjo, si? Është dhënë kjo kontratë, ku? Është bërë ky koncesion, cili është përfitimii? Nuk besoj se i vjen e keqja qeverisë nga pyetjet. Mendoj se i vjen e keqja shoqërisë nga shpifja.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin