Brad Pitt-it turk i del situata nga kontrolli, qytetarët protestë kundër tij

Brad Pitt-it turk i del situata nga kontrolli, qytetarët protestë kundër tij

Aktori Kivanç Tatlitug

Kivanç Tatlitug është një nga aktorët më të dashur për publikun turk dhe shqiptar. Ai është një ndër më të paguarit dhe gjithashtu cilësohet si Brad Pitti i Turqisë për shkak të tipareve të tij të veçanta. Së fundmi Kivanç ka krijuar një situatë të pakëndshme në një nga rrugët e qytetit ku po bënte xhirimet e një filmi. Në një nga skenat e filmit, Kivanç duhej të bënte disa manovra me makinë, në rrugët e qytetit. Për këtë arsye, makinat që ndodheshin për momentin në rrugë, duhej të organizoheshin deri në detaj.

Në këto çaste qytetarët janë mërzitur dhe kanë filluar të ngrenë zërin në shenjë proteste. Kjo situatë ka zgjatur për disa orë derisa u gjend një rrugë e përbashkët. Sipas mediave vendase qytetarët i janë drejtuar aktorit duke i kërkuar të mos vazhdojë të bllokojë trafikun për shkak të skenës së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit