Braktiset foshnja me sëmundjen e
rrallë, mjekët: Do studiohet jashtë 

Braktiset foshnja me sëmundjen e<br />rrallë, mjekët: Do studiohet jashtë 
DURRES - Pak ditë më parë në spitalin Obstetrik të Durrësit një nënë ka lindur fëmijën e saj por fatkeqësisht me një sëmundje të rrallë dhe të pashërueshme.
Nëna është dëshpëruar aq sa ka pësuar depresion dhe është larguar nga spitali e ka shkuar në banesën e saj në Durrës. 

Sipas mjekut Arian Prodani, Shefi i Shërbimit Obstetrik në Spitalin Rajonal të Durrësit kjo sëmundje është shumë e rrallë. Mjeku thotë se prej 35 vjetësh që kur ai ndodhet në këtë shërbim nuk është ndeshur me një rast të tillë. Sipas tij ky është rasti i parë.

Pacientja ka lindur me operacion para 4 ditësh dhe është fjala për një patologji tepër të rrallë që lidhet me formimin e lëkurës, në fakt paraqet një lëkurë të thatë me shumë të çara të thella të cilat prishin qarkullimin limfatik dhe krijojnë vatra të mëdha për infeksion. Ky është rasti i parë që unë kam parë në eksperiencën time 35 vjeçare.- ka thene mjeku Prodani.
 
Sëmundja në fjalë prek lëkurën e cila pëson të çara dhe dëmton rrugët jetësore në mënyrë të pashërueshme. 

Kjo quhet iktiozis kongenitalis ose arlekin fetus, rasti do vazhdohet të trajtohet, duhet të vazhdojë të ushqehet në shtrat, do trajtohet me antibiotikë për tu mbrojtur nga infeksionet, koha do tregojë se si do evoluojë.- thote mjeku.

Ndërkohë mësohet se nëna e foshnjës ndodhet në shtëpi nën kujdesin mjekësor, ndërsa për foshnjën kujdesen pjesëtarët e tjerë të familjes.
 
I porsalinduri është i seksit mashkull dhe është fëmija i tretë i këtij çifti. Ai mbahet në inkubator dhe po trajtohet me antibiotikë. Nuk përjashtohet mundësia që foshnja e sëmurë të trajtohet si rast i Shqipërisë në aktivitetet shkencore. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit