Bregdeti i Golemit në errësirë prej një ore, banorët për Report Tv: Ndodh thuajse çdo ditë

Bregdeti i Golemit në errësirë prej një ore, banorët për Report Tv: Ndodh thuajse çdo ditë

Golemi pa drita, foto e sjellë në redaksinë e Report Tv nga turistët e Golemit

Prej më shumë se një orë zona turistike e Golemit në Kavajë po përballet me mungesën e energjisë elektrike.

Banorët kanë kontaktuar televizionin Report Tv dhe shprehen se kjo situatë është përsëritur disa herë kohët e fundit. Ata shprehen se kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi te vizitorët.

Javët e fundit na janë ndërprerë dritat disa here nga 1 orë ose dy orë. Kjo vjen në një kohë kur e gjithë zona është mbushur me turistë vendas dhe të huaj. Nuk kemi pasur asnjë njoftim apo sqarim nga OSHE. Po bëjmë figurë të keqe përballë vizitorëve kryesisht ato të huaj.

Banorët për Report Tv

Ndërkohë, Report Tv ka kontaktuar me OSHEE, e cila bën me dije se prej gjysmë ore në Golem ka një shkëputje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE, shkak është bërë dëmtimi i fidrit 6 kv dhe po punohet për riparimin e tij. OSHEE sqaron se do vendoset një fider i ri 20 kv, që pritet t’i japë zgjidhje problemit të furnizimit me energji në zonën turistike Golemit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lule: 07/07/2018 22:32

    Ka me shume se nje ore pa drita... golemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA