Bregu për Report Tv: Ja si e mposhta ish-kryeministrin malazez për postin në BE (dhe një mirënjohje për Berishën)

Ish-ministrja e Integirmit, Majlinda Bregu në një intervistë për Report Tv tregon për postin e ri në zyrat e Bashkimit Europian. Ajo është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëkëpunim Rajonal, post i cili ka këtë rol: “Ka për detyrë kryesore nxitjen e bashkëpunimit në Europën Juglindore, qoftë ai bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim social dhe sigurisht politik, duke çuar përpara dhe duke i dhënë hov procesit të europianizimit të të gjithë Europës Juglinore”, tha Bregu.

Ish-ministrja e Integrimit u shpreh se gara ishte e vëshitirë me ish-kryeministin e Malit të Zi por mbështetja për të ka qenë e gjithanshme.

“Ne kemi kaluar 5 raunde votimi në të cilët mazhoranca në krah të Shqipërisë e konsoliduar në votimin e djeshëm shumë qartë e detyron palën tjetër që të tërhiqet dhe të mos kërkojë më vazhdimin e garës, bazuar në mazhorancë apo në numër votash. Këtu nuk bëhet fjalë për luftë për të marrë një pozicion dhe një vend por dakordësi dhe konsensus”, u shpreh ish-ministrja.

Ish-deputetja e Partisë Demokraitke është e para shqiptare që e merr këtë post.

“Jam e para shqiptare që e merr një detyrë të rëndësishme në një nivel ekzekutiv kaq të lartë por dhe e para grua dhe ky është dyfish lajm i mire, sepse bota e drejtuar për gjithë kohën e gjatë nga burrat, nuk është se ka rezultuar kaq shumë e suksesshme”, u shpreh zonja Bregu.

Si kontributor në karrierën e saj Bregu përmend ish-kryeministrin Sali Berisha. “Kam marrë urime nga të gjithë miqtë dhe dashmirësit. Mos prisni ‘ti përmend që të gjithë me emra por të jeni të sigurt që Sali Berisha është një nga kontributorët e karrierës sime”, tha Bregu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 25/04/2018 11:31

    O majlinda bregu ske faj ti fajin e ka qelbësira edi rama që të çon ty aty . E ti falenderon njeriun më të uryer të shqiptarve kriminelin spiunin e U D B fundërrinën malok sali berisha hiena

    Përgjigju
  • demo: 25/04/2018 04:56

    Per te falenderu,falenderon Berishen,pooooor syrin ja luan Rames.

    Përgjigju
  • Blenar: 24/04/2018 18:23

    Ky sala per ju mbret ngeli po mire mo a ka qen ky 97 gerdeci pronat vrasjet kaq i mire qenka per ju vetem populli se kupton kete apo ku kuptoim ne hajde hajde nese ti te punosh gezushem o zonje po thirrini mendjes

    Përgjigju
  • roni: 24/04/2018 18:02

    Vetem she permende SB nuk e ke merituar

    Përgjigju
  • tir: 24/04/2018 17:50

    Do ishte mire te mos e permendje faaare SB o Majlinde, se ne e dimesh mire qe ti vete nuk ja ke bere kurre verejtje, jo me ti ktheje kurrizin personit qe beri Gerdecin, 21 Janarin etj etj. Shkurt mos ja hiq koren se plaga eshte e pasheruar. Nese nje gazetar i huaj do te te drejtohet me pyetjen : cmarrdhenie keni me ish KM e pd-se bej kujdes se nuk e ha kush sapunin per djath. Politika keshtu e paska, hajdutin e zgjedh president, ty qe ke idhull Berishen te mbeshtet me ok-jera,por te ishe nga ndonje vend tjeter nuk do e fitoje kete pozicion

    Përgjigju
    • konjak: 24/04/2018 21:24

      Urime zonja Bregu.Merita eshte sa e juaja ,po aq edhe e shqipetareve te ekulibruar ,si dhe politikaneve me ne ze, qe kane drejtuar shqiperine.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin