Brenda ArcticBath, hotelit që do
të lundroj mbi sipërfaqen e ujit

Brenda ArcticBath, hotelit që do<br />të lundroj mbi sipërfaqen e ujit<br>
ArcticBath është një hotel i ri, më i veçantë që po ndërtohet në Suedi, nuk është si gjithë hotelet e tjera por ai mund të lundroj mbi sipërfaqen e ujit të lumit. Hoteli do ofroj një përzierje të luksit me natyrën, të frymëzuar nga mjedisi i egër skandinav. Struktura rrethore rrezulluese është një kombinim i  mrekullueshëm i ndikimeve të bëra nga njeriu dhe natyrore.

Hoteli do ketë gjashtë dhoma me sipërfaqen 25 metra katrorë, sauna, pishina, dhoma trajnimi. Hotelit nuk do ti mungojnë as restorantet, baret dhe një banjë qendrore e cila do jetë në ajër të pastër.

Vizitorët do të hyjnë në vendpushim duke ecur mbi vendkalimin pre druri.

"Ju mund të thoni se ndërtesa është mjaft introverte, fokusi është brenda. Pra, nëse e shihni atë nga distanca, do të keni disa probleme për të menduar se çfarë është brenda," thotë arkitekti Harström.

Gjatë dimrit turistët mund të ecin mbi akull ndërsa gjatë verës mund të lundrojnë në lumë. Qendra e tualetit do të ofroj panoramën e qiellit suedez gjatë natës. Dizajnerët dhe pronarët janë gjithashtu të vetëdijshëm për mbrojtjen e mjedisit - si dhe për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer turistike. Harström thotë se ambiciet e tyre mbështeten nga qeveria lokale.

Bath Arktik do të hapet në gjysmën e dytë të vitit 2018.

[gallery]25436[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS