Breshani: U ndoqën procedura të
veçanta për sigurimin e veprave të Mios

Breshani: U ndoqën procedura të<br />veçanta për sigurimin e veprave të Mios<br /><br>
Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është marrë me procedurat paraprake dhe sipas VKM-së, do të kryejë procedurën e monitorimit dhe regjistrimin e lëvizjes së veprave. Sipas kësaj VK-je “ngarkohet Migena Hajdari, përfaqësuese me prokurë të posaçme me nr.689 rep., nr.571 Kol., të kryejë shoqërimin dhe kthimin e veprave në vendin e origjinës, sipas afateve dhe kushteve të përcaktuara në këtë vendim.” Silva Breshani ka theksuar se para këtij vendimi anëtarët e Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit të Pasurive Kulturore në pronësi private kanë nisur takimet për të shqyrtuar kërkesën me Rozeta Mion, vajzën e Vangjush Mios mbi vlerësimin e veprave të autorit për miratimin e lejes nga Ministria e Kulturës për lëvizjen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me rastin e hapjes së ekspozitës në Venecia.

Intervista
Zonja Breshani, mësuam për udhëtimin e pikturave të   Vangjush Mios drejt Venecias. Do të ketë ndonjë gjë të veçantë. Si do të organizohet udhëtimi i kësaj ekspozite?
-Do të vijë kuratorja nesër (sot). Priet të vijë nga Italia , dhe ne kemi gati të gjithë dokumentacionin dhe kemi bërë vetëm procedurat që lidhen me udhëtimin me të gjithë dokumnetacionin e nevojshmë për trashëgiminë kulturore jashtë territorit të Shqipërisë, ndërsa lidhur me ekspozitën e përmbajtne e saj, nuk mund të them më shumë, sepse merret konkretisht kuratorja me përmbajtjen e saj.

Pra, janë zgjedhur 11 piktura për eskpozitën në Venecia, cilat janë ato?
-Jo janë 74 objekte që do të shkojnë për ekspozitën në Venecia. Por 11 vepra kanë dalë me Vendim të Këshillit të Ministrave, sepse në bazë të ligjit janë përcaktuar nga komisioni i vlerësimit me vlera të veçanta dhe një objektë është me vlera unikale. Ndërsa pjesa tjetër del me Udhërin e Ministrit. Pra ka dy praktikë të ndjekura. Ka një komision vlerësimi të ndjekur në bazë të ligjit për trashëgiminë që mbledh qendra e inventarizimit, pasi është bërë procedura e shqyrtimit të githë dokumentacionit nga anëtarët e komisionit dhe që është dakordësia në parim. Por ka një procedurë që objektet me vlera muzeale ku ndiqet praktika e aprovimit nga Ministri i Kulturës, ndërsa objeket me vlera të veçanta me urdhër të ministrit, ndërsa me vlera të veçanta ndjekim praktikën e aprovimit nga Këshilli i Ministrave.

Është dhënë vendimi nga ministrja?
-Urdhëri i ministres patjetër që ka dalë dhe pritet që të kalojë në Qendrën e  Inventarizimit.

Sa piktura të Mios janë regjistruar në këtë qendër?
Po të marrësh të regjistruara janë më qindra objekte të Mios, nga Galeria e Arteve, Muzeu i Korçës, nga koleksionet private e koleksioni familjar e më gjerë. Nuk mund të nxitohem për një informacion të saktë, se duhen parë me kujdes të dhënat dhe duan kohë për t’i llogaritur në të gjitha isntitucionet. 

Çështja e veprave të Mios është një “dosje e hapur” për shkak të zhdukjes së tyre nga Muzeu i Korçës në 2012-n, çfarë është bërë për gjetjen e tyre?
-Humbja e tyre është e ditur që janë marrë dhe që janë marrë nga një galeri shterërore. Ato kanë kaluar në procedurën e kërkimit ndërkombëtar. Veprat kanë të gjitha shenjat që mund të konstatohen. Por kjo, s’do të thotë që të mos qarkullojnë veprat e Mios në Galeritë Botërore. Është e drejta e çdo trashëgimie të promovohet, por konform rregullave, dhe është proceduar me të gjitha, me doganat, përfaqësitë gjyqësore dhe çfarë parashikohet në ligj. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët