Breshëri shkatërron të mbjellat në Tepelenë, fermerët: Të ndërhyjë shteti

Koha e keqe një ditë më parë ka shkatërruar të mbjellat në fshatrat e zonës së Luftinjës në verilindje të Tepelenës. Me dhjetëra hektar tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme si grurë, hasëll, misër janë rrafshuar totalisht si pasojë e furisë së breshërit që ka qenë i pandalshëm në orët e pasdites së djeshme.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta breshër që të mbjellat të bien në tokë dhe prodhimi i fermerëve të kësaj zone të shkatërrohet plotësisht. Sipas tyre, humbjet përllogariten në disa milionë lekë pasi dëmet kanë qenë të pakrahasueshme me ndonjë situatë të përngjashme. Breshëri ka qenë kokërmadh aq sa ka dëmtuar hektar të tërë të mbjella me vreshtari, apo dhe drurë frutorë si dardhë, mollë, ullinj.

Të gjendur përballë kësaj situate aspak normale dhe kapriçioze të motit, banorët e zonës, kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve bujqësore.

Inspektimi i kryer nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, ka rezultuar se dëmet në të mbjella kanë qenë katastrofale çka ka privuar konsumatorët e kësaj treve apo dhe të gjithë rrethit, nga prodhimet e stinës. Fermerët nga ana e tyre, kanë kërkuar asistencë nga autoritetet për këtë rast të jashtëzakonshëm, ndërkohë që nuk dihet nëse ata do të mbështeten financiarisht për prodhimet e sivjetshme që i mori lumi. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë