POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Britani/ Qëllohen me thikë tre persona, mes tyre një polic, dyshohet për sulm terrorist (VIDEO)

Tre persona, përfshirë këtu edhe një oficer policie të transportit, janë qëlluar me thikë përgjatë festimeve në Britani në natën e ndërrimit të viteve.

Policia britanike ka arrestuar një burrë në të 30-tat dhe paraprakisht dyshohet se sulmi në stacionin “Victoria” të Mançesterit ka karakter terrorist pasi personi në fjalë është dëgjuar gjatë momentit të sulmit duke bërtitur slogane islamike.

Oficeri i policisë është qëlluar në shpatull ndërsa një burrë dhe një grua në moshën 50-vjeçare kanë pësuar lëndime abdominale e plagë në fytyrë.

Policia e Mançesterit është shprehur për mediat britanike se kordoni i vendosur në stacionin e transportit publik do të hiqet së shpejti, ndonëse një prani e madhe policore do të mbetet në vend. Ata gjithashtu bënë me dije se oficeri i cili ishte sulmuar, është liruar tanimë nga spitali.

"Ju do të shihni më shumë oficerë në stacion, por ky nuk është rezultat i ndonjë kërcënimi në rritje", citojnë mediat e huaja policinë e Mançesterit.

a.s.
Komento