'Brooklyn? Jo vlla, në Tiranë', Veliaj uron mëngjesin me një foto të veçantë

'Brooklyn? Jo vlla, në Tiranë', Veliaj uron mëngjesin me një foto të veçantë

Pamje nga fusha e stadiumit Dinamo

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur që t’u urojë mëngjesin qytetarëve me një foto fantastike. Bëhet fjalë për fushat sportive tek stadiumi Dinamo të cilat kanë filluar që të vishen me ngjyra.

Entuzizmi i të rinjve që preferojnë kohën e  lirë ta kalojën në mënyrë të shëndetshme duke u marrë me aktivitete sportive, tashmë pasqyrohet edhe përmes ngjyrave të jetës në fushat sportive të basketbollit, futbollit dhe volejbollit që të sjellin në mendje terrenet sportive në Brooklyn të SHBA-ve.

Terrenet e reja sportive janë ndër më të frekuentuarat nga qytetarët. Me hapjen e tyre, Bashkia e Tiranës synon promovimin e sportit, jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitet fizik, si dhe konkurrencën e shëndetshme të garës.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka siguruar banorët e kryeqytetit se përgjatë 4 viteve të ardhshme, Bashkia do të ndërtoje terrene sportive në çdo lagje të Tiranës, njëlloj siç ndërtoi këndet e lojërave për femijë në mandatin e parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin