POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bruksel/ Shqiptarët aktivitet me rastin e Festave të Nëntorit, flamuri kuq e zi mbi “Atomium” (Video)

Në Bruksel festohet dita e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë pjesë e komunitetit shqiptar që jeton në Belgjikë, ishin pjesëmarrës në një koncert festiv dhe veprimtari të tjera organizuar me rastin e festave të nëntorit. Mbi “Atomium”, monumentin simbol të kryeqytetit belg u vendos një flamur kuq e zi e ndërsa të pranishmit shijonin aktivitetin me ngjyrime kombëtare shqiptare. Nën petkun e Skëndërbeut, një aktor performoi në rolin e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor të vitit 1443, hipur mbi një kalë.

Organizator i kësaj veprimtarie patriotike ishte Ahmet Gjana, deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Belgjikës. Nuk munguan në këtë eveniment edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel Suela Janina dhe ai i Kosovës Bernard Nikaj. Me rastin e festave të nëntorit në Bruksel janë organizuar disa evente në përkujtim të dative të shënuara që kanë bërë historinë e shtetit shqiptar.

Ora 20:19
Bruksel/ Shqiptarët aktivitet me rastin e Festave të Nëntorit, flamuri kuq e zi mbi “Atomium”
1 / 15
2 / 15
3 / 15
4 / 15
5 / 15
6 / 15
7 / 15
8 / 15
9 / 15
10 / 15
11 / 15
12 / 15
13 / 15
14 / 15
15 / 15
fl.mi./al.sp.
Komento

Komente

  • Nxjxkdkdkdk: 25/11/2018 22:37

    I qenkan bashkuar nismes se bashkise. Bravo!

    Përgjigju
  • Faik Bajga: 25/11/2018 20:56

    Dakort me të gjitha këto, shumë dakort! Por lind një pyetje si: a kanë lexuar të gjithë këta ndonjë libër në jetën e tyre?

    Përgjigju
    • Aksi: 26/11/2018 12:23

      Si mbiemri paske dhe mendimet, o Faik! Shumica e atyre femijeve qe shikon duke gezuar ne keto foto, jane te lindur ne Belgjike dhe s'kane as pasaporte shqiptare. E ata prinder emigrante i cojne cdo te shtune ne shkollen shqipe Vatra, ku mesojne per histori, gjuhe e tradita te kombit tone. Ti sa libra ke lexuar, qe ta kane lene mendjen kaq te mbyllur?