Bruksel/Xhafaj-Avramopoulos: Numri i azilantëve shqiptarë është ulur me 30%
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.
Fatmir Xhafaj dhe Dimtris Avramopoulos
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.
Në fillim të takimit Avramopoulos vlerësoi shumë pozitivisht rezultatet mbresëlënëse të arritura gjatë këtij viti nga MB dhe Policia shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimit të kufijve dhe në çështjet që lidhen me azil kërkimin dhe migracionin e parregullt. Ai theksoi se janë rezultate që kanë mbështetjen e përkrahjen e fortë të vendeve anëtare të BE-së.
Komisioneri rikonfirmoi mbështetjen për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se me anë të pozicionit të tij si Komisioner, do të mbështesë deri në fund aspiratat e Shqipërisë drejt familjes evropiane.
Ministri Xhafaj çmoi punën e deritanishme që Komisioneri ka bërë në lidhje me adresimin e sfidave të Ballkanit Perëndimor, por veçanërisht për mbështetjen e pakursyer që ai ka dhënë për vendin tonë.
Nga ana tjetër Xhafaj theksoi nevojën për krijimin e Qendrës Rajonale të Përbashkët për Bashkëpunimin Policor, si një instrument për t’iu bërë ballë sfidave të përbashkëta.
Shqipëria ka patur sukses me masat për uljen e azil kërkimit dhe emëruesi i tyre i përbashkët, është ulja e numrit të azil kërkuesve me rreth 30%, fakt ky që u vlerësua edhe nga Komisioneri.
"Në lidhje me migracionin e parregullt, autoritetet shqiptare kanë një marrëdhënie shumë bashkëpunuese me homologët grekë, si vendi me prurjet më të mëdha të flukseve migratore gjatë muajve të fundit, por në këtë fushë nevojitet një vëmendje më e madhe e Brukselit për rritjen e kapaciteteve të strukturave tona kufitare", theksoi Ministri Xhafaj.
Biseda gjithashtu u ndal edhe tek Ministeriali i ardhshëm BE - Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në 4-5 tetor në Tiranë, për të konkretizuar më tej hapat që duhet të ndërmerren bashkarisht në kuadër të sfidave rajonale.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.2%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2564
Lajme të tjera
-
Gati 12 mijë shqiptarë iu drejtuan BE-së për azil për 9-mujorin, kërkesat i rikthehen rritjes në shtator
22 Dhjetor 2023, 12:10
-
E rëndë në Britani! Azilkërkuesi humb jetën në bordin e maunes që strehon emigrantë
12 Dhjetor 2023, 15:51
-
Në 25 vjetorin e Kushtetutës, Berisha akuza drejtësisë! Sulmon kryetaren e GJK: Fjalor i zhvejkut, politizimi i gjyqësorit po i çjerr maskën reformës së re
27 Nëntor 2023, 15:29
-
Fatmir Xhafaj dhe Oerd Bylykbashi kundër rritjes së pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses:
12 Shtator 2023, 13:59
-
Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023
6 Shtator 2023, 16:48
-
Izrael/ Azilkërkuesit nga Eritrea përplasen me policinë, 114 të plagosur
2 Shtator 2023, 20:34
-
Sekretari britanik i Shëndetësisë: Ti kthejmë azilkërkuesit në ‘burgun lundrues’ pavarësisht zbulimit të bakterit në sistemin e anijes
14 Gusht 2023, 17:15
-
I shpall luftë avokatëve të emigrantëve! Suella Braverman: Sajojnë histori të rreme për azilkërkuesit
8 Gusht 2023, 15:59
-
‘Burgu lundrues’ në Britani, dalin pamjet nga godina ku po qëndrojnë azilkërkues shqiptarë dhe të huaj
8 Gusht 2023, 10:29
-
Mbi 9 mijë emigrantë shqiptarë shkuan me varka në Britani në mars 2023! Shumica tërhoqën kërkesën për azil
7 Gusht 2023, 21:10
-
Kuvendi miraton pr/ligjet: 5 vjet punë me detyrim për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet e kreut të Akademisë së Shkencave
21 Korrik 2023, 07:24
-
Komisioni i Ligjeve miraton pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor, Majko e Xhafaj abstenojnë! Opozita akuzon mazhorancën: E kaluat në fshehtësi pa kuorum!
13 Korrik 2023, 13:45
Une jetoj ne kanada dhe i kam pare vetem nga televizori reformat qe jane bere dhe me vjen mire qe kane filluar te zbatohen dhe te ndryshojn menyren e jeteses ne shqiperi.
PërgjigjuIshte ai lajmi qe i hapen qellimisht per ti keqinformuar shqiptaret qe i prisnin krahe hapur ne gjermani po me politikat e duhura dhe ju pergezoj per kete u rregullua situata
PërgjigjuMigracioni eshte nje fenomen qe i ka shoqeruar shqiptaret nder vite po kto 3 vitet e fundit eshte ulur. Une shikoj shoket e mi qe sot nuk duan me te largohen nga vendi si para 3 vjetesh.
PërgjigjuNa vjen mire edhe ne qe jetojm jashte shqiperise kur degjojm lajme te mira per vendin tone
Përgjigju