Buallica, kafsha që po shkon drejt zhdukjes, të vetmet në Shqipëri kanë mbetur Divjakë

Dikur një kafshë mitike e cila për aftësitë e saj mbahej në të gjitha familjet e myzeqesë, sot buallica është drejt zhdukjes. E përshtatur fare mirë me kushtet e zonës, me moçale e rrugë balte, buallicat ishin të vetmet kafshë që tërhiqnin qerret e fermereve të Divjakës e të Lushnjës.

Një familje myzeqare dikur nëse kishte buaj apo buallica ishte e pasur dhe me fat, pasi ato jo vetëm që duronin kushtet e veshtira në të cilat jetonin familjet e kësaj zone, por kanë qenë edhe shumë të qëndrueshme.

Një ndër vetitë mjaft më nevojshme është edhe qumështi i buallicës pasi ai është shumë i ushqyeshëm. Dikur buallicat ishin të shumta në numër, por sot në të gjithë vendin  numërohen vetëm 185 krerë dhe ferma e vetme që ka buallica është në Divjakë.

Shqipëria e ka pasur ktë kafshë. Ka pasur 19500 krerë. Por tani është gjithmonë e më shumë në zhdukje. Ne të myzeqesë e kemi traditë dhe nuk donim që të zhdukeshin. U munduam ta ruanim. Kjo është e vetmja tufë autoktone. Kam sakrifikuar vetëm nga dëshira. Në kohën e firmave piramidale nuk i çova paratë atje por bleva buallica. Nga 5 krerë që kisha, kanë vajtur diku në 200. Unë nuk do të shtyj më dhe më vjen keq se kam frikë se do të zhduken. Qumështi i tyre shëron 18 lloje sëmundjesh. Kemi dëgjuar që princesha Diana konsumonte vetëm bulmet buallicash.  

Llambri Monce, fermer nga Divjaka

Kjo fermë është e vetmja që mban këtë kafshë në zhdukje dhe përfiton subvencione minimale nga ana e shtetit.

Nuk mjafton vetëm dëshira për të mbajtur këtë gjedh në jetesë, por shteti duhet të shohë mundi më të mëdha për të të mos e humbur simbolin e myzeqesë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale