Bukuri e klas si një franceze e
vërtetë, ja këshillat që ju duhen

Bukuri e klas si një franceze e<br />vërtetë, ja këshillat që ju duhen<br>
Një bukuri e një klas francez. E kush nuk do ta donte. Një lëkurë pa të meta, flokë të mrekullueshëm  e makijazh të përsosur. Epo mjaft më me sekrete! Brendi francez i bukurisë ‘Bourjois’ shpjegon se çfarë bëjnë vajzat franceze për t’u dukur aq mirë. Prandaj ja ku keni gjithçka që duhet të dini:

Sa më thjesht, aq më bukur

Francezet e kanë perfeksionuar artin e të vënit pak (thuajse fare) makijazh. Prandaj, nëse jeni duke planifikuar t’i rregulloni sytë, atëherë buzët lini me ngjyrë natyrale. Ose nëse jeni duke i lyer buzët me ngjyrë të theksuar, atëherë makijazhin e syve bëjeni thjesht me një shtresë maskara.

Parfumi është gjithçka!

Në Francë nuk konsideroheni tërësisht e veshur derisa ta keni zhytur trupin në parfum. Është e rëndësishme të zgjidhni një parfum të cilin do ta vini gjithmonë, e të jetë ai parfumi që ju identifikon juve si person.

Lërini flokët natyrale

Vajzat franceze preferojnë flokët natyrale.

Bëni masazh fytyrës çdo ditë

Një këshillë sekrete antiplakje e vajzave franceze është t’i bëni masazh fytyrës çdo ditë sepse e rritni qarkullimin e gjakut dhe i parandaloni rrudhat e parakohshme.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë