Bulqizë, aksidentohet punëtori në minierë, arrestohen inxhinieri dhe tekniku i firmës

Bulqizë, aksidentohet punëtori në minierë, arrestohen inxhinieri dhe tekniku i firmës

Foto ilustruese

BULQIZË-Policia ka arrestuar një inxhinier dhe një teknik të firmës "Klosi" Shpk. Ditën e martë gjatë punës në Martanesh në galerinë 1280 është aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën punëtori me inicialet H.C. 52 vjeç, banues në Burrel.

Sipas njoftimit të policisë, pas aksidentimit të punëtorit nga ana e subjektit ka vazhduar puna në vendin e aksidentit duke prishur vendin e ngjarjes. Për këtë janë arrestuar; Mehmet Ramlikaj 59 vjeç, banues në Burrel me detyrë inxhinier dhe Dulejman Lata 59 vjeç, banues në Tiranë me detyrë teknik, të dy te subjekti minerar "Klosi", Shpk.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës ” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë