Bulqizë/ Arrestohet 46-vjeçari, i dënuar me 6 muaj burg për keqtrajtim të të miturve

Bulqizë/ Arrestohet 46-vjeçari, i dënuar me 6 muaj burg për keqtrajtim të të miturve

Foto ilustruese

Policia njofton se është arrestuar një 46-vjeçar në Bulqizë mbi të cilin rëndon një dënim me 6 muaj burg për keqtrajtim të të miturve.

Njoftimi i plotë:

Bulqizë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

•Xh.V, 46 vjeç, banues në Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë , e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale "Keqtrajtim të të miturit ", parashikuar nga neni 124/b, i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari