Bulqizë/ Kanosi me armë 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, shpallet në kërkim 63-vjeçari (Emri)

Bulqizë/ Kanosi me armë 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, shpallet në kërkim 63-vjeçari (Emri)

Foto ilustruese

Një 63-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Bulqizës, pasi ka kanosur me armë disa persona, mes tyre 3 punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor.

Bajram Disha, 63 vjeç, ka qëlluar me armë pas një konflikti me punonjësit e shërbimit pyjor.

Njoftimi i plotë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.

Kanos me armë zjarri tre punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, si dhe disa punëtorë të një firme private, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. 

Policia e Komisariatit  Bulqizë, në orët e mbrëmbjes datë 04.07.2018, ka marrë njoftim se në malin e fshatit Dushaj,  ka një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë  shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku shtetasi Bajram Disha, 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj, sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar edhe nga terreni malor është larguar me shpejtësi.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Bajram Disha, pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri ,  shtetasit Y.B, R.D, K.Ll,  punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, Bashkia Bulqizë dhe disa punëtorë të një firme private.

Nga të shtënat nuk ka patur përsona të dëmtuar.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv