Mjeti përplas 16- vjeçaren në Bulqizë, në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Mjeti përplas 16- vjeçaren në Bulqizë, në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Foto ilustruese

Bulqizë- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë-Bulqizë, ku një makinë ka përplasur një 16- vjeçare me emrin, Bleona Kica, e cila është në vitin e parë në gjimnazin e Fushë-Bulqizës.

Mësohet se e lënduara ka qenë me një kushëri duke dalë nga shkolla për të vajtur në shtëpi, por nxënësi tjetër ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Bleona Kica, mbasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, është nisur drejt Spitalit të Tiranës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për  hetimin e zbardhjen e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS