Bulqizë,vuajti burgjet e diktaturës,ish
mësuesi 74-vjeçar jeton në skamje

Bulqizë,vuajti burgjet e diktaturës,ish<br />mësuesi 74-vjeçar jeton në skamje
Ish mësuesi Ferit Gogushi, tashmë 74 vjeç, pa asnjë mundësi për të pasur një jetë normale si të tjerët.
 
Gogushi ishte mësues në zonen e Veqishtin te poshtëm, në Bulqize, por një i afërm i tij i mbylli jetën përgjithmon.
 
Sipas ish-mësuesit, ai jetonte në një zonë kufitare me Maqedonin dhe i afërmi e kishte spiunuar se Feriti (mësuesi) do të arratisej drejtë Jugosllavisë, për këtë ai u denua dhe u fut në burg.
 
Pas arrestimit, mesuesi Ferit Gogushi kaloi ne gjendje te rende psikologjike dhe u shtrua në spitalin e Elbasanit.

“Pasi mbarova shkollën në Shkodër u futa në punë si mësues në fshatin tim. Atje vazhdova të punojë një pjesë në fshatra të tjera një pjesë në Bulqizë, deri sa erdha koha që dola në pension. Gjatë kësaj kohe mua më spiunuan se duke qenë se jam në buzë të kufirit, më spiunuan se doja të kaloja kufirin dhe më futën në burg. Gjatë hetuesisë dhe vizitave të mjekut më nxorrën të papërgjegjshëm. Në Tiranë në spitalin e burgut, atje doktorrët më dhanë këtë diagnozë dhe pastaj më liruan.
Marr 150 mijë lekë të vjetra pension dhe kam gjashtë fëmijë.”
, tregon mësues Gogushi.
 
Jeta e Ferit Gogushit tashme eshte e rrenuar krejtesisht, ai u martua në moshë relativisht të madhe dhe fëmijtë e tija janë në moshë mjaft të vogël. Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, në shtëpi mungojnë shumë orendi shtepiake.

Muret, dyert, dritaret, tavanet dhe dyshemeja jane ne gjendje krejtesisht te pa banueshme për te jetuar aty. Mësues Gogushi jeton me 8 pjestar të familjes me 15 mije lekë të pensionit.
 
“Nuk mundem me 150 mijë të jetoj. Çfarë të bëj të blej bukë, apo të blej rroba për fëmijët tani që vjen dimri e do të shkojnë edhe në shkollë. Nuk kam as lekë për ti blerë librat. Nëse do mund ti rregulloj me ato pesë lekë që marr mirë, nëse jo do marrin libra të vjetër”, thotë Gogushi
 
Dhimbja më e madhe e tij është pamundësi për të shkolluar fëmijtë të cilët e kanë të pamundur të ndjekin mësimet me kushte në të cilat jetojnë, pasi nuk kanë as veshmbathje dhe librat e tyre janë të vjetra çka i demotivojnë kur shohin bashkmoshatarët më libra të rinjë.

[gallery]23860[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €