Bum turistësh në Tiranë, gjermanët, kinezët, italianët dhe polakët me rritjen më të madhe

Bum turistësh në Tiranë, gjermanët, kinezët, italianët dhe polakët me rritjen më të madhe

Turistët në sheshin “Skënderbej”

Tirana është shndërruar në një ndër qytetet më atraktive dhe që ngjall kureshtjen jo vetëm të fqinjëve, por të turistëve nga vende të ndryshme.

Gjermanët, italianët dhe polakët kryesojnë numrin e turistëve duke shënuar për këtë vit një numër rekord. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se turistët nga Gjermania kanë shënuar një rritje me 82.5% ose 21.300 më shumë krahasuar me një vit më parë.

Një rritje të ndjeshme vërehet edhe nga turistët italianë të cilët në jo pak raste e kanë vizituar kryeqytetin më shumë se një herë.  Krahasuar me vitin 2017, numri i turistëve është 35.5% ose 30.000 turistë më shumë, ndërsa ata polakë kanë shënuar një rritje me 17.7% ose 5.500 turistë më shumë.

Vendet nga të cilat vijnë janë të ndryshme, madje kohët e fundit harta është zgjeruar edhe me shtete si Brazili, Zelanda e Re apo vendet aziatike.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit ka bum turistësh nga Kina.

Ura e Tabakëve, Kalaja e Tiranës që është pjesë e kujtesës historike të kryeqytetit; Mozaiku i periudhës romake, evidenca më e vjetër; Pazari i ri i transformuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, kulla e Sahatit, dhe godinat e tre besimeve kryesore fetare që bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën, janë vizituar si rrallë herë këtë sezon nga turistët e huaj.

Në sheshin “Skënderbej” të duket si një kryqëzim kombesh, pasi shikon edhe anglezë, kinezë, etj, ndërsa Piramida, Muzeu Historik Kombëtar, Kulla e Sahatit, Bunk Art, etj, janë disa prej vendeve që ngjallin kureshtje për turistët.

Foto gjatë vizitës së turistëve në sheshin “Skënderbej”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 26/09/2018 04:46

    Mesa duket e kane marre vesh se eshte cerdhja e korrupsjonit dhe jane kurjoze ta shohin kete vend hajdutesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë