POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Burrat ulin papunësinë në 12.5%, arrin në nivele minimale historike

Tabela me të dhënat e papunësisë

Niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90. Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar. Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve, bën me dije INSTAT.

Sipas INSTAT në tremujorin e parë 2018-s, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,2 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi shfaq tendencë në rritje: krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, punësimi u rrit me 4,9 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 0,8 %.

Në tremujorin e parë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,5 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,7 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2017, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,9 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 68 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 2 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues është rritur me 0,5 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 59,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 76,6 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 17,1 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 2,9 pikë përqindje dhe për burrat me 1,6 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 47,5 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 79,1 %.

Punësimi
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,2 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 4,9 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 7,1 % në sektorin e industrisë, 6,7 % në sektorin e shërbimeve dhe 1,2 % në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 0,8 %. Punësimi u rrit në sektorin e shërbimeve me 1,4 % dhe në sektorin bujqësor me 1,1 %. Ndërsa në sektorin e industrisë punësimi pësoi një rënie prej 1,1 %.

Shkalla e punësimit për burrat është 66,5 %, ndërsa për gratë 51,9 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e punësimit për burrat është rritur me 3,6 pikë përqindje dhe për gratë me 2,4 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 35,9 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2018, shkalla e punësimit është 71,9 %.

Papunësia

Në tremujorin e parë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 12,5 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,7 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 12,6 % dhe për gratë është 12,3 %. Shkalla e papunësisë për gratë është 0,3 pikë përqindje më e ulët sesa për burrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e papunësisë për burrat ka rënë me 3 pikë përqindje, ndërsa për gratë mbetet thuajse në të njëjtin nivel.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 24,5 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2018 është 2,1 pikë përqindje më e ulët.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,1 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,2 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 2 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 1,3 pikë përqindje.


d.co.
Komento