Burrel, 15 vjeçari me 'Opel' përplas kalimtarët, dy të vdekur

BURREL - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel –Milot, në vendin e quajtur Muzhak, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.  
Ka qenë një automjet tip "Opel" i drejtuar nga një 15-vjeçar i cili ka përplasur fillimisht një motor dhe më pas ka marrë përpara kalimtarët në anë të rrugës, duke u shkaktuar vdekjen dy prej tyre. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur 28-vjeçari Gentian Hani dhe 35 vjeçari me iniciale A.B. Ndërkohë, i plagosur me inicial E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Drejtuesi i automjetit, 15-vjeçari Xh.N pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është shoqëruar më pas në polici nga babai i tij, G.N, 50-vjeç.



Njoftimi i Policisë

Burrel

Informacion paraprak

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur 'Lapidari', njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit:

-Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

- Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës

-A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

Komente

  • Opinion.: 21/03/2018 22:52

    Shqiptarve ju duhet 100 vite vetem per tu cibilizuar e mesuare nje minimum ne motorre e logjika evropiane. nga grahja e mushkut ne BMW e PORSCHE nuk shkon

    Përgjigju