Bushati dërgon Qirkon ambasador
në Londër,zëvëndëson Mal Berishën

Bushati dërgon Qirkon ambasador<br />në Londër,zëvëndëson Mal Berishën
TIRANË - Qirjako Qirko pritet të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se ministri Bushati ka propozuar pikërisht Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, si drejtues i misionit diplomatik në Londër. Ai do të zëvendësojë kështu në këtë detyrë, ish-ambasadorin Mal Berisha, që u lirua me dekret të Presidentit Nishani në 23 tetor 2015. Qirko do të kërkojë sot miratimin e parlamentit, që më pas të kalojë në dekretimin nga ana e presidentit.

Qirjako Qirko e ushtron detyrën e funksionarit më të lartë pas ministrit në dikasterin e jashtëm, që prej tetorit të vitit 2013. Zgjedhja e tij u bë përmes një konkursi, që u cilësua si risi në shërbimin diplomatik shqiptar. Ai është një diplomat karriere dhe ish-drejtues i seksionit të të Drejtave Njerëzore dhe Minoriteteve në Ministrinë e Jashtme por dhe ish-ambasador në Holandë, për të qëndruar më pas në tetë vite të qeverisjes demokrate, me profil jo të lartë në diplomaci. Qirko ka qenë dhe kandidat për President më 2007 kur iu zgjodh Topi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë