POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bushati dhe Ahmetaj në panairin e Punës në Shkodër: 1200 vende pune

Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj në panairin e Punës në Shkodër

Në qytetin e Shkodrës është hapur panairi i Punës për qarkun e veriut. Ka pasur një pjesëmarrje masive në panair i cili afron rreth 750 vende pune për qarkun e Shkodrës. Në panair kanë qënë pjesëmarrës ministri Arben Ahmetaj dhe Ditmir Bushati. Dy ministrat e kanë konsideruar punësimin si kryefjalën kryesore të qeverisë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Bushati ka thënë që njerëzit duan punë dhe zhvillim e jo rrëmujë e destabilitet. Priten sinjale për çeljen e hapjes së negociatave për anëtarësimin në KE.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se është një shifër historike e uljes së papunësisë në vend dhe qeveria është angazhuar në politika punësimi.
Është bërë i mundur 1200 vende pune në Lezhë dhe Shkodër. "Ky është një moment për të hapur një kantier të ri pune për të ndërtuar Shqiperinë Evropiane", ka theksuar Bushati.

e.gj.
Komento