Bushati harron hallet e Shqipërisë, dëfrehet me një vrapim propagandistik në Nju Jork

Bushati harron hallet e Shqipërisë, dëfrehet me një vrapim propagandistik në Nju Jork

Mimnistri i jahstem Ditmir Bushati ne versionin e atletit ne Nju Jork

Disa portale, ndër të cilët edhe ai i Agjencisë Telegrafike Shqiptare nuk i kursyen lajkat ndaj ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, i cili dhuroi një vrapim propagandistik nga Nju Jorku ku ndodhej për punë.

Ditmir Bushati duket se i harroi për një çast sfidat e mëdha diplomatike të Shqipërisë, sikurse janë lobimi frenetik për hapjen e negociatave mes Shqipëqrisë dhe BE-së, kur ka edhe dy muaj afat dhe kur dihet se ka disa shtete skeptike.

Gjithashtu, Shqipërinë e presin negociata mjaft të vështira edhe me Greqinë, për çështjet dypalëshe të mbartura ndër dekada.

Megjithatë Bushati u pa në atë që portalet pranë tij e trumbetuan si një mesazh sensibilizues për të rinjtë që të duan më shumë librin.

Së bashku me disa studentë por edhe punonjës të MEPJ-së, Bushati u pa mjaft i dëfryer, ndërkohë që nesër në Gjermani, do të shihet se cila është klima e vërtetë që gëlon në BE lidhur me rrugëtimin evropian e Shqipërisë.

Nuk kuptohet se çfarë lidhjeje kanë me njëra-tjetrën libri, vrapimi dhe misioni diplomatik i Bushatit për të bërë interesin kombëtar të vendit.

Bushati duke u dëfryer në Nju Jork

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamaleoni: 24/04/2018 23:02

    Marsh nga ditet e votuesve te tu dhe i kalofsh te gjtha ne new york tokio bruksel milano berlin etj ta them me zemer jo me inat

    Përgjigju
  • Lokja.: 24/04/2018 21:43

    New York NDIHET I INFEKTUAR nga KOMUNISTET QE ERDHEN PAS FIRMAVE PIRAMIDALE , me THASE me LEKE DHE TANI PO lobojne per nje mafiokomunizem te tipit TAHIRAMETA&RUCI QE vrau ALEKSANDER kondon NE AMERIKE .NUK eshte Larg AMERICA per ata QE SHESIN DROGE e MARRIN JETE njerezish .PARAJA can DETIN .Eh , kerpurdhat marksiste, ENVERISTE Jane NDERZYER e nje SPECIE a virus PO mbin EDHE ne Amerike ..SHPRESOJ VETEM te VACCINA TRUMP .

    Përgjigju
    • peoples: 24/04/2018 22:16

      ky lokja banone malesi dhe flet me komptence per New yorkun.

  • Tiransi: 24/04/2018 21:35

    DITMIR TRAPI SE KY ESHTE ME TOPJA E QEVERISE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve