Bushati-Mitov: Kriza në Maqedoni
shohim përpjekje për destabilizim

Bushati-Mitov: Kriza në Maqedoni<br />shohim përpjekje për destabilizim
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë në Bullgari ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë Daniel Mitov, dhe Kryetaren e Kuvendit Tsecka Tsacheva.

Të dy ministrat pasi vlerësuan marrdhëniet e mira mes dy vendeve, theksuan se është me rëndësi ndërlidhja energjetike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, nëpërmjet Maqedonisë, duke mundësuar në të ardhmen integrimin e rrjetit elektrik të rajonit me atë të BE-së.

Referuar zhvillimeve më të fundit në Maqedoni, Ministri Bushati u shpreh se: “Shqipëria dhe Bullgaria, ndajnë të njëjtin vlerësim mbi krizën e shtetit të së drejtës në Maqedoni. Jemi të shqetësuar nga përpjekjet e fundit për të reduktuar dhe degraduar stabilitetin demokratik të vendit. Jemi të interesuar për një Maqedoni të paqtë, multietnike, të qëndrueshme e demokratike e cila mund të ecë përpara në proceset integruese euro-atlantike. Për këtë arsye, mbështesim plotësisht qasjen e BE-së, SHBA-së e Gjermanisë dhe përpjekjet e tyre për të lehtësuar dialogun e nevojshëm politik, i domosdoshëm për të dalë nga kjo krizë”.


bullgari

Në përfundim të takimit, Ministrat Bushati dhe Mitov nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në Fushën e Integrimit Evropian mes dy vendeve.

Në takimin me Kryetaren e Kuvendit Tsecka Tsacheva, bashkëbiseduesit u ndalën në bashkëpunimin dypalësh, rrugëtimin evropian të Shqipërisë, zhvillimet rajonale, sfidat e përbashkëta te sigurisë dhe rrugët e përballimit të tyre. Palët çmuan rëndësinë e dimensionit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve parlamentare në funksion të intensifikimit të raporteve dypalësh.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA