Bushati në SHBA, Victoria Nuland: 
Reforma kurajoze, ju mbështesim

Bushati në SHBA, Victoria Nuland: <br />Reforma kurajoze, ju mbështesim
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland i ka konsideruar reformat që po ndërmerren në Shqipëri nga qeveria si kurajoze, për konsolidimin e shtetit të së drejtës, ndërkohë që ka dhënë mbështetjen e saj për përmbylljen sa më shpejt të Refromës në Drejtësi.
 
Kjo është bërë e ditur pas një takimi që Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka pasur me të,në kuadër të vizitës së tij në SHBA në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtar me Zv/këshilltaren e Këshillit Kombëtar Avril Haines.
 
Intensifikimi i bashkëpunimit në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rakordimi i bashkëveprimit për sfidat me të cilat përballet sot komuniteti ndërkombëtar, siguria energjetike, situata dhe perspektiva e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin disa nga çështjet e trajtuara gjatë takimit. Bashkëbiseduesit u ndalën tek kalendari i marrëdhënieve dypalëshe, i cili këtë vit përkon me 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në prag të 1-vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik,  dhe në vijim të vizitës tejet të rëndësishme të Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë.
 
Ministri Bushati e njohu Nuland mbi zhvillimet më të fundit në vend, ecurinë e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbylljen e  reformës në drejtësi, si një reformë me efekt të drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e klimës së biznesit dhe sundimit të së drejtës në ekonomi. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin Shqipërisë në proceset demokratizuese, konsolidimin e shtetit ligjor dhe kryerjen e reformave në vend.
 
Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, Ministri Bushati siguroi për angazhimin e Shqipërisë për të vijuar si partner i vendosur përkrah SHBA për stabilitetin, paqen e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, si dhe në drejtim të përballimit të sfidave të përbashkëta.
 
Nuland shprehu mbështetjen e SHBA-ve në proceset domokratizuese, integrimin e mëtejshëm euroatlantik si dhe në prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Ajo vlerësoi reformat kurajoze të ndërmarra nga qeveria shqiptare për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend si dhe shprehu mbështetjen për përmbylljen sa më shpejtë të reformës në drejtësi.
 
Nuland vlerësoi Shqipërinë si një aleate e fortë e e besueshme e NATO-s, si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe kontribuese e pa lëkundur për sigurinë globale, duke u ndalur në kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në misionin e NATO-s në Afganistan, proceset stabilizuese në Irak si dhe në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj.
 
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të luajë një rol kyç në rritjen e sigurisë së rajonit tonë e më gjerë.
 
Gjate vizitës në Uashington Ministri Bushati zhvilloi një takimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtar me Zv/këshilltaren e Këshillit Kombëtar Avril Haines. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në kuadër të partneritetit strategjik, zhvillimet më të fundit dhe mjedisin e sigurisë në rajon. Bashkëbiseduesit biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm, si pjesë e koalicionit global kundër ISIS. Ministri Bushati u ndal në masat e marra nga Shqipëria për forcimin e kuadrit ligjor, zbatimin e strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për bashkëpunimin rajonal në këtë fushe. Znj. Haines vleresoi angazhim e Shqipërisë dhe rezultatet konkrete në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe çmoj kontributin e saj si anëtar i NATO-s.
 
Ministri Ditmir Bushati ishte i ftuar ne dy forume të politikës ndërkombëtare të organizuara nga The Brookings Institution dhe Atlantic Council.
 
Në Brookings Institute Ministri Bushati mbajti një fjalë lidhur me vizionin e Shqipërisë në aktualitetin e trazuar të Evropës. Ai i njohu të pranishmit mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian, ku u shpreh se: "orientimi ynë është i qarte, ne i përkasim komunitetit trans-atlantik dhe aderimi në BE nuk është thjeshtë në interesin tonë, por është pjesë e indentitetin tonë".  Me tej duke u ndalur mbi impaktin e proceseve integruese në Ballkan, Ministri Bushati u shpreh se: "deri para dy dekadash, Ballkani Perëndimor ka qenë sinonim konfliktesh, ndërsa sot rajoni është i përfshirë në një proces bashkëpunimi dhe integrimi, duke dëshmuar gatishmërinë për të adresuar çështjet dypalëshe të mbetura pezull, në frymën e fqinjësisë së mirë".
 
Në fokus të fjalës së Ministrit Bushati në Atlantic Council ishte rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të plotë euroatlantik, si dhe për një marrëdhënie edhe më strategjike me Shtetet e Bashkuara në adresimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. Ministri Bushati vlerësoi rëndësinë e angazhimit Amerikan në rajonin tonë si dhe u shpreh se: "paqja në Ballkan mund të konsiderohet pa frike si një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme amerikane". Duke u ndalur në raportet shqiptaro-amerikane në këto 25 vitet e fundit, Ministri Bushati u shpreh se: "mbështetja dhe asistenca e SHBA-ve ka qenë e një rëndësie thelbësore për Shqipërinë në rrugën drejt modernizmit dhe demokratizimit".  
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online