Bushati për emigrantët: Vendet
pritëse t’u respektojnë të drejtat

Bushati për emigrantët: Vendet<br />pritëse t’u respektojnë të drejtat
Përpjekjet për përballimin e krizës së emigrantëve duhet të shoqërohen edhe me respektimin e të drejtave të tyre. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë takimit të Nivelit të lartë të sesionit 31 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Në këtë kontekst, sipas Bushatit duhet evidentuar rëndësia e mos lejimit që emigrantët, të cilët largohen për shkak të mos respektimit të të drejtave të njeriut, të përballen me mungesën e respektimit të këtyre të drejtave në vendet e tranzitit dhe ato pritëse.

Duke u ndalur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm ministri Bushati u shpreh se: “Shqipëria mbetet e angazhuar si anëtare e grupit iniciator për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm edhe nëpërmjet programeve zhvillimore dhe edukative”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'