Bushati pret në takim Kreun e Këshillit austriak Sabotka: Austria mbështetje Shqipërisë për drejtimin e OSBE

 Bushati pret në takim Kreun e Këshillit austriak Sabotka: Austria mbështetje Shqipërisë për drejtimin e OSBE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në tryezën e takimit me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Austrisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sabotka i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë .

Teksa vlerësoi nivelin e lartë të dialogut politik midis të dy vendeve, si dhe angazhimin personal të Sobotka, Ministri i Jashtëm Bushati  foli për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, ku theksoi se Shqipëria i ka dhënë rolin e partnerit strategjik Austrisë.

Në takim u përshëndet kontributi konkret që jep parlamenti austriak përmes diplomacisë parlamentare dhe puna e Grupeve parlamentare të Miqësisë mes dy vendeve tona.

Ministri Bushati vlerësoi punën konstruktive të Presidencës austriake të BE-së, sidomos sa i takon mbështetjes së perspektivës evropiane e rajonit dhe e Shqipërisë, në përshpejtimin e reformave dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal. Ai e informoi z. Sobotka edhe për reformën dhe veçanërisht për zbatimin e vetingut.

Sobotka i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet bilaterale mes vendeve tona, duke vlerësuar veçanërisht aktivitetet në kuadër të Vitit Kulturor Shqipëri – Austri 2018, të cilat sjellin më afër popujt tanë. Në planin shumëpalësh u shpreh mbështetje dhe vlerësim për aspiratat tona në drejtimin e OSBE-së.

Palët vlerësuan zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, duke ndarë të njëjtin mendim për potencialin që ekziston në zhvillimin e tyre të mëtejshëm. U shpreh besimi se vizita e para disa ditëve e Kryeministrit Rama në Vjenë, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, takimet me Kancelarin Kurz dhe Forumi i Investimeve do t‘i japin një shtytje të mëtejshme këtyre raporteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet